Fletorja Zyrtare Viti 2021 – Numri 7 Figura 3: Numri i ndërmarrjeve të regjistruara 105472 109794 34767 16593 3,797 2,883 18174 914 Në Kosovë, zona e programit ka një total prej 34,767 ndërmarrje të regjistruara, që përbën rreth 32% të totalit të ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë53. Duke analizuar të gjithë zonën e programimit, Shqipëri dhe Kosovë, në total 38,564 ndërmarrje, është qartësisht e dukshme se zona e Kosovës ka pjesën më të madhe të ndërmarrjeve, rreth 90%. Në kushtet e ndarjes së sektorit, NVM-të në Kosovë janë kryesisht të përqendruara në tregtinë me pakicë (rreth 50%); transporti, magazinimi dhe shpërndarja (14%); produktet ushqimore, pijet dhe duhani (9%); hotelet dhe restorantet (9%). Rajoni Ekonomik Jugor regjistron 34,767 ndërmarrje ose 15% të shumës totale të ndërmarrjeve në tërë territorin e Kosovës54. Shpërndarja sektoriale e bizneseve të regjistruara tregon varësinë e e madhe të ekonomisë në sektorin e shërbimeve55. Pothuajse gjysma e bizneseve të regjistruara (49%) janë në tregtinë me shumicë dhe me pakicë të kombinuar me sektorin e tregtisë së automobilave dhe të shërbimit auto. Rreth 11% e bizneseve janë në shërbimet e turizmit dhe të mikpritjes (hotele, restorante etj.) e ndjekur nga transporti (9%). Vetëm 12% e bizneseve janë të përfshirë në përpunim (përfshi industrinë ushqimore) dhe më tej 5% në sektorin e ndërtimit. Vetëm 5% e bizneseve të regjistruara janë aktive në sektorin e bujqësisë. Rajoni Ekonomik Perëndimor i Kosovës regjistron 34,767 ndërmarrje, ose 17% të shumës totale të ndërmarrjeve në tërë territorin e Kosovës. Nga perspektiva e ndërmarrjeve të reja Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012–2016 me Vizion 2020. 54 Strategjia e NVM-ve në Kosovë. 55 Strategjia e Zhvillimit Rajonal për Rajonin Ekonomik Jugor 2010–2013. 53 Faqe|1356 të biznesit, rajoni perëndimor ka shënuar një rritje të numrit të ndërmarrjeve të reja; në vitin 2011 kishte 963 biznese të reja të regjistruara, ndërsa në vitin 2012 ka pasur 1,459 biznese të krijuara, që shënon një rritje prej 51.5%. Ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2013 ka pasur 4,846 biznese të reja të regjistruara, që në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2012 shënon një rritje prej 31.9%. Nga ana tjetër, sipas raporteve të njëjtë të ASK në vitin 2011 ka pasur 164 biznese ekzistuese të shpërbëra në rajonin perëndimor, 152 në vitin 2012, dhe 49 në tremujorin e parë të vitit 2013. Kjo për sa i përket lidhjes ndërmjet bizneseve të reja dhe atyre të shpërbëra, për çdo 100 biznese të reja, 13 të tjerë janë shpërbërë. Përsëri në një nivel të përgjithshëm, i cili nuk dallon shumë nga ai rajonal, bizneset janë fokusuar kryesisht në pesë sektorët e mëposhtëm, nga të cilët tregtia përfaqëson 50%, e ndjekur nga transporti në një shkallë shumë më të ulët prej 14%, produktet e ushqimit dhe turizmi (mikpritja) me 9% dhe të tjerët me 12% (ARBK, dhjetor 2012). Bizneset individuale në mënyrë të qartë dominojnë strukturën e pronësisë me 90%. Pjesa e mbetur përbëhet nga kompanitë me përgjegjësi të kufizuar (5.8%) dhe partneritetet e përgjithshme (3.2%). Sigurisht, lloji i pronësisë i paraqitur më sipër është përfaqësues i mangësive të bizneseve në Kosovë, çka tregon hezitimin e pronarëve që ta sjellin kapitalin e tyre financiar dhe burimet njerëzore në forma më të avancuara të biznesit (ARBK, dhjetor 2012). Ndër faktorët e rëndësishëm që përfaqësojnë një pengesë për zhvillimin e NVMve në të gjithë zonën e programit janë mungesa e njohurive dhe aftësive të punës teknologjike (ekspertiza) të nevojshme për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut për shërbime dhe produkte të cilësisë së lartë. Në industrinë ushqimore, mungesa e veçantisë (paketimi, strategjia e marketingut etj.), markimi (caktimi i markave) i dobët dhe mungesa e standardeve të cilësisë janë pengesat më të mëdha jo vetëm për eksportin, por edhe për furnizimin e tregjeve kombëtare. 2.2.2 Tregu i punës Situata në tregun e punës paraqet një pasqyrë të qartë mbi pabarazitë e rajonit. Shkalla e punësimit për Kosovën në vitin 2012 ishte

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents