Fletorja Zyrtare INKURAJIMI I TURIZMIT DHE I TRASHËGIMISË KULTURORE DHE NATYRORE PIKAT E FORTA -Klimë e kënaqshme kontinentale që mundëson zhvillimin e tipave të ndryshëm të turizmit në të gjithë zonën e programit; -Kulturë e pasur dhe e shumëllojshme që i përshtatet mirë aktiviteteve dhe kalimit jashtë të kohës së lirë; -Trashëgimi e pasur kulturore dhe historike; -Shoqata të shumta komuniteti të përfshira në aktivitete për ruajtjen e kulturës dhe natyrës; -Diversitet multikulturor dhe traditë në shkëmbimet kulturore; -Tradita kulinare të pasura të përshtatshme për agroturizëm. INVESTIM NË RINI, EDUKIM DHE AFTËSI PIKAT E FORTA -Popullsi e re relativisht dhe shkallë e lartë lindjesh; -Prezenca e universiteteve publike dhe private; -Multietniciteti si një avantazh për zhvillimin social dhe kulturor; -Ekzistenca e arsimit profesional dhe e trajnerëve joformalë; -Një mjedis shumëgjuhësh; -Një gjeneratë e re entuziaste e etur për të mësuar dhe e zhvilluar: -Gjuhë e përbashkët për shumicën e popullsisë në zonë. Viti 2021 – Numri 7 DOBËSITË -Infrastrukturë e pazhvilluar e turizmit në raport me standardet ndërkombëtare; -Financime dhe përpjekje të pamjaftueshme për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës dhe trashëgimisë historike dhe arkeologjike; -Njohje e kufizuar e potencialit të trashëgimisë historike dhe kulturore si një burim të ardhurash nga turizmi dhe aktivitetet kulturore; -Aftësi të kufizuara dhe nivel i varfër i shërbimeve në lidhje me turizmin; -Njohje ndërkombëtare e kufizuar për rajonin, si një destinacion turistik tërheqës. DOBËSITË -Curriculum i palidhur me kërkesat e tregut të punës dhe trajnim profesional ineficient i paorientuar drejt punësimit; -Nivel i ulët i edukimit të popullsisë rurale dhe grupe shoqërore të marginalizuara si romët, ashkalët etj.; -Niveli i braktisjes së arsimit elementar dhe sekondar si rezultat i arsimimit të varfër të ofruar veçanërisht në disa zona rurale; -Sistem i pazhvilluar i arsimimit gjatë gjithë jetës; -Penetrim i ulët i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). MUNDËSITË -Nxitja e iniciativave për përmirësimin e aftësive dhe infrastrukturës së turizmit; -Përfshirja e mëtejshme e trashëgimisë kulturore në ofertat turistike; -Promovimi i traditave të veçanta kulinare dhe prodhimeve agroushqimore për të kontribuar në forcimin e identitetit të zonës; -Zhvillimi dhe forcimi i kapaciteteve institucionale lokale në lidhje me promovimin e aseteve të turizmit, kulturës dhe traditës; -Zhvillimi i ekoturizmit i lidhur me eksperiencën në natyrë si një paketë e integruar (p.sh., alpinizmi, rafting, treking, biking); -Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet agjencive turistike për ofrimin e paketave të integruara turistike përgjatë kufirit. MUNDËSITË -Përmirësimi i nivelit të arsimit profesional për t’i shërbyer më mirë nevojave të tregut të punës me aftësitë e nevojshme; -Zhvillimi i veprimtarive të kërkimit dhe zhvillimit, duke përdorur kërkimet ekzistuese dhe qendrat e arsimit të lartë; -Promovimi i TIK-ut për përmirësimin e aksesit në arsimim në zonat rurale dhe rritja e kontakteve virtuale në zonën ndërkufitare dhe bashkëpunimi. RREZIQET -Promovimi i pamjaftueshëm i turizmit, si në nivel kombëtar dhe rajonal, për shkak të pamjaftueshmërisë së financimit; -Ndotja mjedisore në zonat me potencial të lartë për ekoturizëm; -Mungesa e kuptimit të potencialit të trashëgimisë kulturore dhe historike në zonën e programit; -Mungesa e mbrojtjes së duhur të monumenteve dhe qendrave kulturore dhe historike; -Ndërtime të paligjshme afër bregdetit, parqeve natyrore dhe qendrave të trashëgimisë kulturore. RREZIQET -Akses i kufizuar i popullsisë rurale në sistemin formal të arsimit profesional, për shkak të varfërisë; -Infrastrukturë e varfër ose joekzistente që rrit pabarazitë rajonale; -Migrimi i rinisë për shkak të mungesës së mundësive. Faqe|1359

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents