Fletorja Zyrtare
Viti 2021 – Numri 7
LIGJ
Nr. 160/2020
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES
SË FINANCIMIT NDËRMJET
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,
PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I
MINISTRAVE, REPUBLIKËS SË
KOSOVËS, PËRFAQËSUAR NGA
MINISTRIA E INTEGRIMIT EVROPIAN,
DHE KOMISIONIT EVROPIAN PËR
PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT
NDËRKUFITAR IPA II, SHQIPËRI–
KOSOVË, 2014–2020, ALOKIMET PËR
VITIN 2019
Në mbështetje të neneve, 78, 83, pika 1, dhe
121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet
Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i
Ministrave, Republikës së Kosovës, përfaqësuar
nga Ministria e Integrimit Evropian, dhe
Komisionit Evropian për programin e
bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri–
Kosovë, 2014–2020, alokimet për vitin 2019, sipas
tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
MARRËVESHJA E FINANCIMIT
KUSHTET E VEÇANTA
Komisioni Evropian, në vijim i referuar si
“Komisioni” ose “pala”, i cili vepron në emër të
Bashkimit Evropian, në vijim i referuar si
“Bashkimi”, nga njëra anë, dhe Republika e
Shqipërisë, e përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave
dhe Kosova*1, e përfaqësuar nga Ministria e
Integrimit Evropian, që në vijim referohen
bashkërisht si “përfituesit e IPA II” ose veçmas si
“përfituesja e IPA II” ose “pala”, nga ana tjetër,
dhe bashkërisht të referuara si “palët”, kanë rënë
dakord si më poshtë:
Neni 1
Programi i veprimit
1. Bashkimi bie dakord të financojë dhe
përfituesit e IPA II bien dakord të pranojnë
financimin për alokimet e vitit 2019 të Programit të
Veprimit në vijim, siç përshkruhet në shtojcën I:
Programi i Veprimit të Bashkëpunimi
Ndërkufitar Shqipëri–Kosovë, për vitet 2018–2020
(numri i angazhimit (CRIS): 2019/041-457).
Ky Program Veprimi financohet nga Buxheti i
Bashkimit në bazë të aktit themelor në vijim:
Instrumenti për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA
II)2.
Kostoja e totale e llogaritur për fondet e vitit
2019 të këtij Programi Veprimi është 1,411,764
euro dhe kontributi maksimal i Bashkimit për këtë
Program Veprimi është vendosur 1.200.000 euro.
Nuk kërkohet kontribut financiar nga përfituesit
e vendeve IPA II.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në
Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 17.12.2020.
Shpallur me dekretin nr. 11898, datë 5.1.2021
të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Ilir Meta
Neni 2
Periudha e ekzekutimit dhe periudha e
zbatimit operacional
1. Siç përcaktohet në nenin 1(1) të shtojcës II,
periudha e ekzekutimit të kësaj Marrëveshjeje
1 Ky përcaktim nuk cenon qëndrimet mbi statusin dhe,
në përputhje me rezolutën 1244/1999 të UNSCR-së dhe
opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së
Kosovës.
Rregullorja nr. 231/2014 (BE) e Parlamentit
Evropian dhe e Këshillit, e datës 11 mars 2014, që
krijon një Instrument për Asistencën e
Paraanëtarësimit (IPA II), OJ L 77, 15.3.2014, f. 11.
2
Faqe|1315
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents