Fletorja Zyrtare Marrëveshja e Financimit IPA II, programet vjetore të veprimit BNK – Shtojca II: Kushtet e përgjithshme v. 3.1, shtator 2018 SHTOJCA II KUSHTET E PËRGJITHSHME Përmbajtja SHTOJCA II: KUSHTET E PËRGJITHSHME Pjesa e parë: Dispozita të përgjithshme Neni 1 - Periudha e ekzekutimit, periudha e zbatimit operacional dhe afati kontraktues Neni 2 - Përfituesit e IPA II dhe detyrat e tyre të përbashkëta Neni 3 - Kërkesat e raportimit Neni 4 - Vizibiliteti dhe komunikimi Neni 5 - Të drejtat e pronësisë intelektuale Neni 6 - Pranueshmëria e shpenzimeve Pjesa e dytë: Dispozitat e zbatueshme të menaxhimit të tërthortë nga përfituesi i IPA-së II Neni 7 - Parime të përgjithshme Neni 8 - Procedurat e dhënies së prokurimit dhe granteve Neni 8 - Detyrimi për të informuar, sanksionet administrative dhe mosveprimi Neni 9 - Kontrollet paraprake mbi procedurat e granteve dhe prokurimeve dhe kontrollet paraprake të kontratave dhe granteve që do të kryhen nga komisioni Neni 10 - Llogaritë bankare, sistemet e kontabilitetit dhe kostot e njohura Neni 11 - Dispozita për pagesat e bëra nga Komisioni për përfituesit IPA II që është autoriteti kontraktues Neni 12 - Ndërprerja e pagesave Neni 13 - Kthimi i fondeve Pjesa e tretë: Dispozitat përfundimtare Neni 14 - Konsultimi ndërmjet përfituesve të IPA II dhe Komisionit Neni 15 - Amendimi i kësaj Marrëveshjeje Financimi Neni 16 - Pezullimi i kësaj Marrëveshjeje Financimi Neni 17 - Përfundimi i kësaj Marrëveshjeje Financimi Neni 18 - Rregullimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Viti 2021 – Numri 7 PJESA E PARË DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Periudha e ekzekutimit, periudha e zbatimit operacional dhe afati kontraktues 1. Periudha e ekzekutimit është periudha gjatë së cilës zbatohet Marrëveshja e Financimit dhe përfshin periudhën operative të zbatimit, si dhe një fazë të mbylljes. Kohëzgjatja e periudhës së ekzekutimit është e përcaktuar në nenin 2(1) të Kushteve të veçanta dhe do të fillojë me hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshjeje Financimi. 2. Periudha e zbatimit operacional është periudha në të cilën kanë përfunduar të gjitha aktivitetet operative të mbuluara nga prokurimi dhe kontratat e grantit të programit të veprimit. Kohëzgjatja e kësaj periudhe është përcaktuar në nenin 2(2) për Kushtet e veçanta dhe do të fillojë me hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshjeje Financimi; 3. Periudha operacionale e zbatimit dhe ekzekutimit duhet të respektohet nga Autoriteti Kontraktues në mbyllje dhe zbatim të prokurimit dhe kontratave të granteve, në kuadër të kësaj Marrëveshjeje Financiare. 4. Kostot që lidhen me projektet e këtij Programi Veprimi do të jenë të pranueshme për financimin e BE-së vetëm nëse janë kryer gjatë periudhës së zbatimit operativ. 5. Prokurimet, kontratat e grantit dhe marrëveshjet e kontributit do të përfundojnë maksimumi brenda tre vjetëve nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes Financiare, përveç: a) në ndryshimet në kontratat tashmë të lidhura; b) kur kontratat individuale të prokurimit përfundojnë pas një ndërprerjeje të parakohshme të kontratës ekzistuese të prokurimit; c) kontratave që lidhen me auditimin dhe vlerësimin, të cilat mund të jenë të nënshkruara pas zbatimit operacional; d) ndryshimi i subjektit të ngarkuar me detyra të besuara. 6. Kur një kontratë granti ose prokurimi nuk ka sjellë asnjë pagesë brenda dy viteve nga nënshkrimi i saj, do të ndërpritet automatikisht dhe fondet e saj do të bllokohen, me përjashtim të çështjeve gjyqësore pranë gjykatave ose në organet e arbitrazhit. Faqe|1361

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents