Fletorja Zyrtare g) letrat për aplikantët e suksesshëm dhe të pasuksesshëm me listën e miratuar rezervë, pas vlerësimit të plotë të aplikimit; h) shkresa përcjellëse për dorëzimin e kontratës së grantit; i) dhënia/njoftimi i anulimit, me dëshmi të publikimit; j) kontratat e nënshkruara, ndryshimet, dispozitat shtesë dhe korrespondencat përkatëse. Përveç kësaj, dokumentet financiare dhe kontraktuale të përmendura në paragrafin 6(a) dhe (b) të këtij neni, do të plotësohen nga të gjitha dokumentet e tjera shoqëruese përkatëse, siç kërkohen nga procedurat e përmendura në pikën 1 të këtij neni, si dhe të gjithë dokumentacionin përkatës në lidhje me pagesat, rikuperimin dhe shpenzimet operative, për shembull raportet e projektit dhe raportet e kontrolleve të vendeve, pranimi i furnizimeve dhe punëve, sigurimet dhe garancitë, raportet e inxhinierëve të mbikëqyrjes. Të gjitha dokumentet përkatëse financiare dhe kontraktuale do të mbahen për të njëjtën kohëzgjatje, në përputhje me nenin 49 të Marrëveshjes Kuadër. Neni 8a Detyrimi për të informuar, sanksionet administrative dhe mosveprimi 1. Gjatë zbatimit të procedurave dhe dokumenteve standarde të përcaktuara dhe të publikuara nga Komisioni për dhënien e kontratave të prokurimit dhe grantit, përfituesi i IPA II do të sigurojë që asnjë kontratë e prokurimit ose grantit të financuar nga BE nuk i jepet një operatori ekonomik ose aplikanti për grante, nëse operatori ekonomik ose kërkuesi i grantit, nëse ai personalisht ose një person me kompetenca të përfaqësimit, vendimmarrjes ose kontrollit mbi të, ndodhet në një nga situatat e përjashtimit të parashikuara në procedurat përkatëse dhe dokumentet standarde të Komisionit. 2. Përfituesi IPA II që është Autoriteti Kontraktues do të informojë Komisionin, kur një kandidat, ofertues ose aplikant ndodhet në një situatë përjashtimi nga pjesëmarrja në procedurat e dhënies së prokurimit dhe grantit, ka kryer parregullsi dhe mashtrime ose është konstatuar në shkelje të rëndë të detyrimeve të tij kontraktuale. Viti 2021 – Numri 7 3. Përfituesi IPA II që është Autoritet Kontraktues, do të marr�� parasysh informacionin përfshirë në Sistemin e Zbulimit të Parakohshëm dhe të Përjashtimit (EDES), gjatë dhënies së kontratave të prokurimit dhe granteve. Aksesi në informacione mund të sigurohet përmes pikës/ve së ndërlidhjes ose nëpërmjet konsultimeve me mënyrat e mëposhtme: (Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme për Buxhetin, nëpunësi i kontabilitetit të Komisionit, BRE2-13/505, B-1049 Bruksel, Belgjikë dhe me email: BUDG-C01EXCL-DB@ec.europa.eu bashkë me adresën e Komisionit, të identifikuar në nenin 3 të Kushteve të veçanta). 4. Kur përfituesi IPA II që është Autoriteti Kontraktues është në dijeni për një situatë përjashtimi në zbatimin e detyrave të përshkruara në shtojcën I, përfituesi i IPA II që është Autoriteti Kontraktues, do t’i vendosë një operatori ekonomik ose aplikuesi granti përjashtim nga prokurimet e saj të ardhshme ose procedurat e dhënies së granteve. Përfituesi i IPA II që është Autoriteti Kontraktues, gjithashtu mund të vendosë një penalitet financiar proporcional me vlerën e kontratës në fjalë. Përjashtimet dhe/ose penalitetet financiare do të vendosen pas një procedure për gjetjen dhe paraqitje e provave që siguron të drejtën e mbrojtjes së personit në fjalë. Përfituesi IPA II që është Autoriteti Kontraktues, njofton Komisionin në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni. 5. Në lidhje me paragrafin 4 të këtij neni, përfituesi IPA II që është Autoriteti Kontraktues, merr përsipër mosveprimin, nëse nuk vendos përjashtim dhe/ose një penalitet financiar ndaj operatorit ekonomik ose kërkuesit të grantit. 6. Në rastin e mosveprimit, përfituesi IPA II që është Autoriteti Kontraktues, duhet të njoftojë Komisionin për të shpjeguar arsyet për mosveprimin e tij. Komisioni rezervon të drejtën për të përjashtuar një operator ekonomik ose një aplikues granti nga procedurat e ardhshme të financimit të BE-së dhe/ose të vendosë një penalitet financiar ndaj operatorit ekonomik ose kërkuesit të grantit ndërmjet 2% dhe 10% të vlerës totale të kontratës në fjalë. Faqe|1365

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents