Fletorja Zyrtare Neni 9 Kontrollet paraprake mbi procedurat e granteve dhe prokurimeve dhe kontrollet paraprake të kontratave dhe granteve që do të kryhen nga Komisioni 1. Komisioni mund të ushtrojë kontrolle paraprake (ex ante) për tenderimin e kontratave, hapjen e thirrjeve për propozime dhe dhënien e kontratave dhe granteve për fazat e mëposhtme të prokurimit ose dhënies së granteve: a) për miratimin e njoftimeve të kontratës për prokurim, programet e punës për thirrjet për propozime dhe çdo korrigjim të tij; b) për miratimin e dosjeve të tenderit dhe udhëzimeve për aplikantët për grante; c) për miratimin e përbërjes së komisioneve të vlerësimit; d) për miratimin e raporteve të vlerësimit dhe vendimet e dhënies së kontratës63; e) për miratimin e dosjeve të kontratës dhe shtesën e kontratës. 2. Lidhur me kontrollin paraprak, komisioni duhet të vendosë: a) të kryejë kontrolle paraprake për të gjitha dosjet; ose b) të kryejë kontrolle paraprake në përzgjedhjen e këtyre dosjeve; ose c) të heqë dorë plotësisht nga kontrollet paraprake. 3. Nëse Komisioni vendos për të kryer kontrolle paraprake në përputhje me paragrafin 2, shkronjat “a” ose “b” të këtij neni, ai duhet të informojë përfituesin e IPA II që është Autoriteti Kontraktues i dosjeve të përzgjedhura, në lidhje me kontrollet paraprake. Ky përfitues i IPA II do të japë të gjithë dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm për Komisionin, pasi të informohet se një dosje është përzgjedhur për kontroll paraprak maksimumi në kohën e dorëzimit të njoftimit të kontratës ose programit të punës për publikim. 4. Komisioni mund të vendosë për të kryer kontrolle të mëpasshme (ex-post), duke përfshirë auditimet dhe kontrollet në vend, në çdo kohë, për ndonjë kontratë ose grantet e dhëna nga përfituesi IPA II që është Autoriteti Kontraktues që rrjedhin Për kontratat e shërbimit këta hapa përfshijnë kontrollet paraprake në lidhje me miratimin e listës së përzgjedhur. 63 Faqe|1366 Viti 2021 – Numri 7 nga kjo Marrëveshje Financimi. Ky përfitues i IPA II do të të vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin dhe informacionin e nevojshëm për Komisionin, pasi të informohet se kjo dosje është përzgjedhur për kontroll të mëpasshëm (ex post). Komisioni mund të autorizojë një person ose njësi ekonomike për të kryer kontrolle ex post në emër të tij. Neni 10 Llogaritë bankare, sistemet e kontabilitetit dhe kostoja e njohur 1. Pas hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje Financimi, Fondi Kombëtar dhe struktura operative e përfituesit të IPA II që është Autoriteti Kontraktues për Programin e Veprimit, duhet të hapë të paktën një llogari bankare në euro. Bilanci i përgjithshëm bankar për programin e veprimit do të jetë shuma e bilanceve në të gjitha llogaritë bankare të programit të veprimit, të mbajtura nga fondi kombëtar dhe të gjitha strukturat pjesëmarrëse që operojnë te përfituesi i IPA II që është Autoriteti Kontraktues. 2. Përfituesi i IPA II që është Autoriteti Kontraktues do të përgatisë dhe dorëzojë në komision planet e parashikimit të disbursimit për kohëzgjatjen e periudhës së zbatimit të Programit të Veprimit. Këto parashikime duhet të përditësohen për raportin vjetor financiar të përmendur në nenin 3(2) dhe për çdo kërkesë për fonde. Parashikimet do të bazohen në një analizë të dokumentuar dhe të detajuar (duke përfshirë edhe kontraktimin e planifikuar dhe orarin e pagesave sipas kontratës për dymbëdhjetë muajt në vijim), të cilat do të jenë në dispozicion të Komisionit në bazë të kërkesës. 3. Plani fillestar i parashikimit të disbursimit duhet të përmbajë përmbledhjen e parashikimit vjetorë të disbursimit për të gjithë periudhën e zbatimit dhe parashikimet mujore të disbursimit për dymbëdhjetë muajt e parë të programit të veprimit. Planet e mëvonshme duhet të përmbajnë përmbledhjen vjetore të parashikimeve të disbursimit për bilancin e periudhës së zbatimit të programit të veprimit dhe parashikimet mujore të disbursimit për katërmbëdhjetë muajt në vijim. 4. Përfituesi i IPA II që është Autoriteti Kontraktues, është i detyruar të krijojë dhe mirëmbajë një sistem të kontabilitetit në përputhje

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents