Fletorja Zyrtare me pikën 2(3)(b) të shtojcës A të Marrëveshjes Kuadër, i cili do të mbajë të paktën informacionin për kontratat që menaxhohen nën Programin e Veprimit të treguar në shtojcën V. 5. Kostoja e njohur në sistemin e kontabilitetit e mbajtur nën seksionin 4 të këtij neni, duhet të jetë kryer, paguar dhe pranuar dhe të korrespondojë me kostot aktuale të provuara nga dokumentet mbështetëse dhe të përdoret kur është e përshtatshme, për të nisur parafinancimin e paguar nga përfituesi i IPA II që është Autoriteti Kontraktues sipas kontratave lokale. 6. Kostoja e njohur në sistemin e kontabilitetit do të shfrytëzohet nga Komisioni për njohjen e përkohshme të kostos së saj, gjatë zbatimit të programit të veprimit (duke përfshirë autorizimin e parafinancimit që i paguhet përfituesit të IPA II, i cili është Autoriteti Kontraktues) për procesin e miratimit për pagesat, autorizimin përfundimtar të procedurës së llogarive në fund të Programit të Veprimit, praktikat vjetore të ndërprera dhe çdo zbatim tjetër të menaxhimit dhe të shqyrtimeve të performancës. 7. Përfituesi i IPA II që është autoriteti kontraktues, do t’i sigurojë Komisionit raportet në vijim: a) raportin përmbledhës, siç është përcaktuar në nenin 3(5); b) raportet vjetore, siç janë përcaktuar në paragrafët 2 deri 4 të nenit 3; c) kërkesa për raportet e fondeve, siç përmenden në nenin 11. Neni 11 Dispozita për pagesat e kryera nga Komisioni për përfituesit IPA II, që është autoriteti kontraktues 1. Përfituesi IPA II që është autoriteti kontraktues, duhet të paraqesë parashikimin e tij fillestar të disbursimit (pagesës) për programin e veprimit, të përgatitur në përputhje me nenin 10(2), me kërkesën e parë për pagesë të parafinancuar. Pagesa e parë e parafinancimit do të bëhet për 100% të pagesës së parashikuar për vitin e parë të planit të parashikuar për disbursim. 2. Përfituesi IPA II, që është autoriteti kontraktues, do të paraqesë kërkesa të vazhdueshme të pagesës së parafinancimit, kur bilanci i përgjithshëm bankar për programin e Viti 2021 – Numri 7 veprimit përfshihet nën pagesën e parashikuar për pesë muajt në vazhdim të programit të veprimit. 3. Çdo kërkesë për parafinancim shtesë do të mbështetet nga dokumentet e mëposhtme: a) një deklaratë përmbledhëse të të gjitha pagesave të kryera për programin e veprimit; b) balancat bankare për programin e veprimit në datën e përcaktuar të kërkesës; c) një parashikim të pagesave për programin e veprimit për katërmbëdhjetë muajt në vazhdim në datën e përcaktuar të kërkesës në përputhje me shtojcën IV pika “d”. 4. Përfituesi IPA II që është Autoriteti Kontraktues, mund të kërkojë për çdo parafinancim pasues, shumën e totalit të disbursimeve të parashikimit për katërmbëdhjetë muaj, pas datës së përcaktuar të kërkesës, pa balancat e referuara në nenin 3(b) të këtij neni në datën e përcaktuar të kërkesës për fondet e rritura nga ndonjë shumë e financuar nga përfituesi IPA II, sipas paragrafit 5 të këtij neni dhe që nuk është rimbursuar ende. Komisioni gëzon të drejtën për të reduktuar çdo pagesë pasuese të parafinancimit, nëse tepricat totale bankare të mbajtura nga përfituesi i IPA II që është Autoriteti Kontraktues në bazë të këtij programi dhe në të gjitha programet e tjera të IPA I apo IPA II që menaxhohen nga përfituesi i IPA II që është Autoriteti Kontraktues, tejkalon parashikimin e disbursimit për katërmbëdhjetë muajt e ardhshëm. 5. Në rastet kur pagesa është reduktuar sipas paragrafit 4 të këtij neni, përfituesi i IPA II që është autoriteti kontraktues, duhet ta financojë programin nga burimet e veta, deri në shumën e reduktimit. Përfituesi i IPA II që është autoriteti kontraktues, më pas mund të kërkojë rimbursimin e këtij financimi, si pjesë e kërkesës së ardhshme për fonde të përcaktuara në paragrafin 4 të këtij neni. 6. Komisioni ka të drejtë për të rikuperuar balancat e tepërta bankare, të cilat kanë mbetur të papërdorura për më shumë se dymbëdhjetë muaj. Para se të ushtrojë këtë të drejtë, Komisioni e fton përfituesin e IPA II që është autoriteti kontraktues, për të dhënë arsyet e vonesës në disbursimin e fondeve dhe të demonstrojë nevojën për to në vazhdim gjatë dy muajve të ardhshëm. Faqe|1367

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents