Fletorja Zyrtare
PJESA E TRETË
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
Neni 14
Konsultime ndërmjet përfituesve të IPA II
dhe Komisionit
1. Përfituesit e IPA II dhe Komisioni do të
konsultohen me njëri tjetrin para se të krijojnë
mosmarrëveshje, në lidhje me zbatimin ose
interpretimin e mëtejshëm të kësaj Marrëveshjeje
Financimi, në përputhje me nenin 18 të këtyre
Kushteve të përgjithshme.
2. Kur Komisioni vihet në dijeni për problemet
në kryerjen e procedurave që lidhen me zbatimin e
kësaj Marrëveshje Financimi, ai duhet të krijojë të
gjitha kontaktet e nevojshme me përfituesit e IPA
II për të korrigjuar situatën dhe ndërmarrë hapat e
nevojshëm.
3. Konsultimi mund të çojë në një ndryshim, në
pezullimin ose përfundimin e kësaj marrëveshjeje
financimi.
4. Komisioni do të informojë rregullisht
përfituesit e IPA II për zbatimin e aktiviteteve të
përshkruara në shtojcën I, të cilat nuk përfshihen
në pjesën e dytë të këtyre Kushteve të
përgjithshme.
Neni 15
Ndryshimi i kësaj Marrëveshjeje Financimi
1.Çdo ndryshim i kësaj Marrëveshjeje Financiare
duhet të bëhet me shkrim, duke përfshirë dhe
shkëmbimin e shkresave.
2.Nëse përfituesit e IPA II, kërkojnë një
amendament, kërkesa duhet t’i paraqitet
bashkërisht Komisionit të paktën gjashtë muaj para
se ndryshimi që kërkohet të hyjë në fuqi.
3.Komisioni mund të amendojë dokumentet
model në shtojcën III, IIIA, IV dhe V, pa nevojën
e një amendamenti të kësaj Marrëveshjeje
Financiare. Përfituesit e IPA II do të informohen
me shkrim për çdo amendament të tillë dhe për
hyrjen e tij në fuqi.
Neni 16
Pezullimi i kësaj Marrëveshjeje Financimi
1. Zbatimi i kësaj Marrëveshjeje Financiare
mund të pezullohet në rastet e mëposhtme:
Viti 2021 – Numri 7
a) nëse ndonjë përfitues IPA II shkel një
detyrim sipas kësaj marrëveshjeje financiare;
b) nëse përfituesi i IPA II që është Autoriteti
Kontraktues shkel ndonjë detyrim të përcaktuar në
bazë të procedurave dhe dokumenteve standarde të
përmendura në nenin 18(2) të Marrëveshjes
përkatëse Kuadër, pa cenuar dispozitat në nenin
8(2);
c) nëse përfituesi i IPA II që është Autoriteti
Kontraktues, nuk i plotëson kërkesat për zbatimin
e detyrave të besuara të buxhetit;
d) nëse përfituesit e IPA II nuk i përmbushin
bashkërisht funksionet dhe përgjegjësitë e
përmendura në nenin 2(1) dhe, kur është e
mundur, edhe menaxhimin e tërthortë sipas nenit
7(3);
e) nëse ndonjë përfitues i IPA II vendos të
pezullojë ose të ndërpresë procesin e pranimit të
anëtarësimit në BE;
f) nëse ndonjë përfitues i IPA II shkel një
detyrim në lidhje me respektimin e të drejtave të
njeriut, parimet demokratike dhe sundimin e ligjit,
si dhe në raste të rënda të korrupsionit ose nëse
përfituesi IPA II është fajtor për sjellje të rëndë
profesionale të provuar me ndonjë mënyrë të
justifikuar. Shkelje e rëndë profesionale nënkupton
një nga sa më poshtë:
- shkelje e ligjeve ose rregulloreve në fuqi ose e
standardeve etike të profesionit të cilit i përket një
person ose subjekt; ose
- çdo sjellje e gabuar e një personi ose subjekti
që ka ndikim në kredibilitetin e tij profesional, kur
sjellja e tillë nënkupton qëllimin e gabuar ose
neglizhencën e rëndë;
g) në rastet e forcës madhore, siç përcaktohet
më poshtë. “Forcë madhore” do të thotë çdo
situatë e paparashikueshme dhe e jashtëzakonshme
ose ngjarje përtej kontrollit të palëve, e cila pengon
secilën prej tyre në përmbushjen e ndonjë prej
detyrimeve të tyre, gjë që nuk i atribuohet gabimit
ose neglizhencës nga ana e tyre (ose pjesës së
kontraktuesve të tyre, agjentëve ose të punësuarve)
dhe vërteton pakapërcyeshmërinë e situatës,
pavarësisht se janë bërë përpjekjet e duhura.
Defektet në pajisje ose materiale, ose vonesat e tyre
të mundshme, mosmarrëveshjet e punës, grevat
ose vështirësitë financiare nuk mund të përdoren si
forcë madhore. Një palë nuk duhet të konsiderohet
si shkelëse e detyrimeve të saj, nëse është penguar
nga përmbushja e tyre për shkak të një force
Faqe|1369
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents