Fletorja Zyrtare
Financimi është caktuar 12 vjet nga hyrja në fuqi e
kësaj Marrëveshjeje Financimi.
Marrëveshje e Financimit BNK për programet
vjetore IPA II, Kushtet e veçanta, versioni 1.2
2. Siç përcaktohet në nenin 1(2) të shtojcës II,
periudha e zbatimit operacional të kësaj
Marrëveshjeje Financimi është caktuar 6 vjet nga
hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshjeje Financimi.
Neni 3
Adresat dhe komunikimi
I gjithë komunikimi në lidhje me zbatimin e
kësaj Marrëveshjeje Financimi duhet të jenë në
formë të shkruar, duke iu referuar shprehimisht
Programit të Veprimit, siç identifikohet në nenin
1(1) dhe do të dërgohet në adresat e mëposhtme:
a) Për Komisionin:
Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe
Negociatat për Zgjerimin (DG NEAR) Directorate
D
Rue de la Loi 15
B-1049 Brussels
Belgjikë
Adresa e email-it: NEAR-D4@ec.europa.eu
b) Për përfituesit e IPA II:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Bulevardi “Gjergj Fishta”, nr. 6
Tiranë, Shqipëri
Adresa e email-it: info@mfa.gov.al
Ministria e Integrimit Evropian
Godina e Qeverisë, kati 9, zyra 905.910
Rruga “Nënë Tereza”, 10000, Prishtinë, Kosovë
Adresa e email-it: mei@rks-gov.net
Neni 4
Pikat e kontaktit të OLAF-it
Pikat e kontaktit e përfituesit IPA II, që kanë
kompetencat e duhura për të bashkëpunuar
drejtp��rdrejt me Zyrën Evropiane Kundër
Mashtrimit (OLAF), me qëllim lehtësimin e
aktiviteteve të OLAF-it, do të jenë:
Z. Bejko Late
Drejtor i Sektorit të Inspektimit Financiar në
Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë të
Shqipërisë
Faqe|1316
Viti 2021 – Numri 7
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë,
Shqipëri
Bejko.late@financa.gov.al
Dhe
Ministria e Integrimit Evropian
Nënë Tereza, 14, Ndërtesa e re qeveritare, zyra
910
10000, Prishtinë, Kosovë
E-mail: mei@rks-gov.net
Neni 5
Marrëveshjet Kuadër
Programi i Veprimit do të zbatohet në
përputhje me dispozitat e Marrëveshjes Kuadër
ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së
Shqipërisë mbi marrëveshjet për zbatimin e
asistencës financiare të Unionit për Shqipërinë nën
Instrumentin e Asistencës së Paraaderimit (IPA II),
i cili ka hyrë në fuqi më 16 prill 2015 dhe në
përputhje me dispozitat e Marrëveshjes Kuadër
ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi
masat për zbatimin e asistencës financiare të
Unionit për Kosovën nën Instrumentin e
Asistencës së Paraaderimit (IPA II), i cili ka hyrë në
fuqi më datë 16 prill 2015, përkatësisht (më poshtë
e/të referuar/a si “Marrëveshje/t Kuadër).
Kjo Marrëveshje Financimi plotëson dispozitat
e Marrëveshjeve Kuadër të lartpërmendura. Në rast
konflikti midis dispozitave të Marrëveshjes së
Financimit, nga njëra anë, dhe dispozitave të
Marrëveshjes Kuadër përkatëse nga ana tjetër, do të
kenë përparësi këto të fundit.
Neni 6
Shtojcat
1. Kjo Marrëveshje Financimi përbëhet nga:
a) Këto kushte specifike;
b) Shtojca I: Programi i Veprimit të
Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri–Kosovë për
vitet 2018–2020;
c) Shtojca IA: Programi IPA BNK Shqipëri Kosovë;
d) Shtojca II: Kushtet e përgjithshme;
e) Shtojca III: Modeli i Raportit Vjetor BNK
mbi zbatimin e asistencës IPA II (neni 80 i
Marrëveshjes Kuadër;
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents