Fletorja Zyrtare
madhore, për të cilën pala tjetër është informuar siç
duhet. Një palë që përballet me një forcë madhore
duhet ta informojë palën tjetër pa vonesë, duke
deklaruar natyrën, kohëzgjatjen e mundshme dhe
efektet e parashikueshme të problemit, dhe të
marrë çdo masë për të minimizuar dëmet e
mundshme.
Asnjëra prej palëve nuk do të konsiderohet
përgjegjëse për shkelje të detyrimeve të veta, sipas
kësaj Marrëveshjeje Financiare, nëse është penguar
nga përmbushja e tyre nga forca madhore, me
kusht që ajo palë të marrë masa për të minimizuar
dëmtimet e mundshme.
2. Komisioni mund ta pezullojë këtë
Marrëveshje Financimi pa njoftim paraprak.
3. Komisioni mund të marrë masat e duhura
parandaluese para se të bëhet pezullimi.
4. Kur pezullimi është njoftuar, duhet të
tregohen pasojat e prokurimit dhe kontratave të
granteve në vazhdim dhe marrëveshjet e
delegacionit për këto kontrata, si dhe marrëveshjet
që duhen nënshkruar për këto kontrata.
5. Pezullimi i kësaj marrëveshjeje financimi nuk
e cenon ndërprerjen e kësaj Marrëveshjeje
Financimi nga Komisioni, në përputhje me nenin
17.
6. Palët do të rifillojnë zbatimin e Marrëveshjes
Financiare, sapo kushtet ta lejojnë, me miratimin
paraprak me shkrim të Komisionit. Kjo nuk cenon
asnjë amendim të kësaj Marrëveshjeje Financiare që
mund të jenë të nevojshme për të përshtatur
programin e veprimit me kushtet e reja zbatuese,
duke përfshirë, nëse është e mundur, zgjatjen e
periudhës së zbatimit ose përfundimin e kësaj
Marrëveshjeje Financiare në përputhje me nenin
17.
Neni 17
Përfundimi i kësaj Marrëveshjeje Financimi
1. Nëse çështjet të cilat çuan në pezullimin e
Marrëveshjes së Financimit nuk janë zgjidhur
brenda një periudhe maksimale 180-ditore, secila
palë mund ta përfundojë Marrëveshjen Financiare
me njoftim 30 ditë para.
2. Kur ndërprerja është njoftuar, duhet të
tregohen pasoja e prokurimeve dhe kontratave të
granteve në vazhdim dhe kontratat ose grantet e
tilla që duhen nënshkruar.
3. Përfundimi i kësaj Marrëveshjeje Financiare
nuk do të përjashtojë mundësinë e Komisionit që
Faqe|1370
Viti 2021 – Numri 7
të kryejë korrigjime financiare, në përputhje me
nenet 43 dhe 44 të Marrëveshjes Kuadër.
Neni 18
Rregullimet për zgjidhjen e
mosmarrëveshjeve
1. Çdo mosmarrëveshje në lidhje me
Marrëveshjen e Financimit që nuk mund të
zgjidhet brenda një periudhe gjashtëmujore nga
konsultimet midis palëve, të parashikuar në nenin
14, mund të zgjidhet nga arbitrazhi me kërkesën e
njërës prej palëve.
2. Secila palë do të caktojë një gjyqtar brenda 30
ditëve nga data e kërkesës për arbitrazh. Nëse kjo
nuk arrihet, secila palë mund t’i kërkojë Sekretarit
të Përgjithshëm të Gjykatës së Përhershme të
Arbitrazhit (Hagë) të caktojë një gjyqtar të dytë. Të
dy gjyqtarët, nga ana e tyre, caktojnë një gjyqtar të
tretë brenda 30 ditëve. Nëse kjo nuk arrihet, secila
palë mund t’i kërkojë Sekretarit të Përgjithshëm të
Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit të caktojë
gjyqtarin e tretë.
3. Përveç kur arbitrat vendosin ndryshe, do të
zbatohen procedurat e parashikuara në Gjykatën e
Përhershme të Arbitrazhit, rregullat opsionale për
Arbitrazhin
që
përfshijnë
organizatat
ndërkombëtare dhe shtetet. Vendimet e arbitrave
merren me shumicë brenda një periudhe tremujore.
4. Secila palë do të jetë e detyruar të marrë
masat e nevojshme për zbatimin e vendimit të
gjyqtarëve.
SHTOJCA III
RAPORTI VJETOR I ZBATIMIT BNK.
MARRËVESHJA E FINANCIMIT BNK IPA II.
Version i janarit 2018
MODEL
RAPORTI VJETOR I ZBATIMIT: <viti>
BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR
NDËRMJET PËRFITUESVE TË VENDEVE
IPA II
(Neni 80 i marrëveshjes kuadër)
Tabela e përmbajtjes
Fjalori i akronimeve
1. Identifikimi
2. Pasqyrë e zbatimit të programit ndërkufitar
2.1 Analiza e progresit dhe arritjeve
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents