Fletorja Zyrtare
2.4 Informacion mbi hapat e ndërmarrë nga
strukturat operuese dhe/ose Komiteti i
Përbashkët Monitorues për të siguruar cilësinë
dhe efektivitetin e zbatimit
2.4.1 Monitorimi dhe vlerësimi
<Masat monitoruese të ndërmarra nga struktura
operuese ose nga Komiteti i Përbashkët i
Monitorimit, duke përfshirë marrëveshjet e
mbledhjes së të dhënave, rishikimet e raporteve të
grant kontratave, gjetjet dhe zbatimin e
rekomandimeve të vizitave monitoruese.
Në programet të cilat kanë menaxhim të
tërthortë,
përgatitja,
ekzekutimi,
gjetjet,
rekomandimet dhe zbatimi i rekomandimeve të
ndërmarra nga struktura operuese ku ndodhet
autoriteti kontraktues (neni 57 MK). Në programet
e zbatuara nën menaxhim të tërthortë,
rekomandimet dhe zbatimi i rekomandimeve të
ndërmarra prej Komisionit.>
2.4.2 Problemet e hasura dhe veprimet
korrigjuese
<Përmbledhje e problemeve të rëndësishme të
hasura gjatë zbatimit të programit, si dhe i masave
rregulluese të ndërmarra.
Rekomandimet për veprime (të tjera)
rregulluese.>
2.4.5 Vizibiliteti dhe promovimi
<Masat e ndërmarra për të garantuar
vizibilitetin dhe publicitetin e programit (plani i
vizibilitetit, shihni nenin 78 të MK-së), duke
përfshirë materiale promovuese, reklama në
masmedia, shembuj nga praktikat më të mira që
theksojnë aktivitetet më të rëndësishme të
seminareve, konferencave, tryezave të përbashkëta,
forume, ditës së Bashkëpunimit Evropian dhe
panaireve të projekteve, mbajtjes së një baze të
dhënash me aplikantët e ardhshëm, faqes së
internetit të programit etj.>
2.6 Shfrytëzimi i asistencës teknike
<Sqarime të detajuara mbi përdorimin e
fondeve të asistencës teknike dhe çdo problemi
serioz të hasur gjatë zbatimit të buxhetit të AT-së.
Si përfundim, një analizë e rezultateve dhe
indikatorëve të ndikimit të kësaj kontrate të
asistencës teknike duhet të prezantohet në të
njëjtën mënyrë si seksioni 2.2.1 më lart.>
2.7 Ndryshimet në kuadër të zbatimit të
programit ndërkufitar (nëse ka)
<Nëse është e zbatueshme, përshkrimi i çdo
elementi, i cili edhe pse nuk rrjedh drejtpërdrejt nga
Faqe|1374
Viti 2021 – Numri 7
asistenca e programit, ka ndikim të drejtpërdrejtë
në zbatimin e tij (p.sh., ndryshimet legjislative,
ndryshimet e rëndësishme në socio-ekonomi etj.).
>
2.8 Sinergjia me politikat ose instrumentet e
tjera të sektorit
<Një përmbledhje e koordinimit dhe
koherencës aktuale të programit me shtetet e tjera
anëtare të BE-së dhe me programet ose iniciativat
kombëtare. Koordinim dhe koherenca e programit
me politikat e Komunitetit. Komplementariteti me
instrumentet e tjera financiare të asistencës
ndërkombëtare.>
2.9Histori suksesi
<Shpjegoni në lidhje me rezultatet e arritura me
një ose mundësisht dy shembuj të grant kontratave,
periudha e zbatimit të të cilave ka mbaruar gjatë
periudhës raportuese dhe e cila mund të
konsiderohet si histori suksesi:
Dimensioni real i BNK-së (ju lutem tregoni se
cili përkufizim i BNK-së është përdorur për të
vlerësuar projektpropozimet, siç tregohet në
udhëzimet përkatëse për aplikuesit: a) “Zbatimi i
përbashkët i aktiviteteve nga partnerët që rezultojnë
në intensifikimin e lidhjeve ndërkufitare dhe
partneriteteve të qëndrueshme ndërkufitare dhe
heqjen e pengesave ndërkufitare për zhvillimin e
qëndrueshëm socioekonomik:; ose b) “zbatimin e
përbashkët të aktiviteteve nga partnerët që
rezultojnë në intensifikimin e lidhjeve ndërkufitare
dhe partneriteteve të qëndrueshme ndërkufitare ose
heqjen e pengesave ndërkufitare për zhvillimin e
qëndrueshëm të ekonomisë socioekonomike)”.
Ndikimi real i BNK-së: fqinjësi më e mirë dhe
përfitim për njerëzit nga të dyja anët në një mënyrë
që një “projekt kombëtar” nuk do të kishte arritur.
Inovacioni: sipas fushës, partnerëve të përfshirë
dhe aktiviteteve e metodave të zbatuara.
Efikasiteti: rezultatet e arritura në kohë dhe në
përputhje me buxhetin e planifikuar.
Përhapja e duhur: vizibiliteti, replikueshmëria,
shumëfishimi dhe efekti i shpërndarjes.
Perspektiva të mira të qëndrueshmërisë:
përfitimet e mundshme pas kohëzgjatjes së
projektit dhe partneritet afatgjatë.>
<Historitë mund të kenë strukturën e
mëposhtme:
Fjali e gjetur që përmbledh suksesin e projektit
Titulli i projektit
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents