Fletorja Zyrtare c) për personat, të cilët kanë vite shërbimi para dhe pas datës 31.12.2018, paga referuese për periudhën e shërbimit është paga mesatare mujore referuese që llogaritet si raport i shumës së pagave referuese të të gjitha funksioneve e detyrave që kanë gëzuar personat, respektivisht sipas përcaktimeve të shkronjave “a” dhe “b”, me shumën e muajve që njihet si periudhë shërbimi për të gjitha funksionet e detyrat, por në asnjë rast kjo pagë referuese nuk e tejkalon pagën e Presidentit të Republikës. Paga referuese është bazë e llogaritjes së pensioneve suplementare dhe e pagesës kalimtare.”. 2. Në pikën 8, “Grupi i parë”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: a) Në shkronjën “a” shtohen funksionet: - Kryetar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit; - Komisioneri Publik; - Kryetar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit; - Kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor; - Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë; - Drejtues i Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar; b) Në shkronjën “b” shtohen funksionet: - Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit; - Komisioner i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit; - Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor; - Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë; - Inspektori i Lartë i Drejtësisë; - Drejtor i Shkollës së Magjistraturës. c) Në shkronjën “b”, funksioni “Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë” shfuqizohet. 3. Në pikën 9, “Grupi i dytë”, bëhen këto shtesa: a) Në shkronjën “a” shtohen funksionet: - Sekretar i Përgjithshëm i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit; - Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit; - Kancelar i Komisionerit Publik; - Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë Gjyqësor; - Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Prokurorisë; - Sekretar i Përgjithshëm në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë; - Magjistrat; Faqe|1378 Viti 2021 – Numri 7 - Pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës. b) Në shkronjën “d” shtohen funksionet: - Këshilltar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit; - Këshilltar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit; - Këshilltar i Komisionerit Publik; - Kancelar në Shkollën e Magjistraturës; - Punonjës të tjerë të barazueshëm me ta, sipas përcaktimeve me vendim të Këshillit të Ministrave.”. 4. Pika 11 ndryshohet si më poshtë: “11. Me termin “pagesë kalimtare” kuptohet pagesa që përfitojnë personat, subjekt i këtij ligji, pas ndërprerjes së funksionit ose kur punësohen në një funksion me pagë më të ulët se paga pararendëse. Për efekt të këtij ligji, dorëheqja, alternimi i funksionit titullar me anëtar brenda institucionit nuk konsiderohet ndërprerje e funksionit. ”. Neni 2 Në nenin 7 fjalët “pas largimit nga funksioni” zëvendësohen me fjalët “pas ndërprerjes së funksionit”. Neni 3 Në fund të nenit 9 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: “Për personat, të cilët kanë kryer funksionet e parashikuara dhe të referuara në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe për funksionet, paga e të cilëve referohet te ligji i sipërcituar, masa e pensionit llogaritet sipas përcaktimeve të bëra në këtë nen, por llogaritja e përfitimit për periudhat e shërbimit të kryera nga individët dhe të njohura si të tilla nga ky ligj bëhet sipas pagave referuese respektive, të përcaktuara në pikën 7 të nenit 1 të këtij ligji”. Neni 4 Në fund të nenit 11 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: “Për personat, të cilët kanë kryer funksionet e parashikuara dhe të referuara në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents