Fletorja Zyrtare Viti 2021 – Numri 7 Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe për funksionet paga e të cilëve referohet te ligji i sipërcituar, masa e pensionit llogaritet sipas përcaktimeve të bëra në këtë nen, por periudhat e shërbimit të kryera nga individët vlerësohen sipas pagave referuese respektive, të përcaktuara në pikën 7 të nenit 1 të këtij ligji.”. Neni 5 Pas nenit 17 shtohet neni 17/1 me këtë përmbajtje: “Neni 17/1 Indeksimi i pagës referuese Paga referuese e përcaktuar në shkronjën “a” të pikës 7 të nenit 1 të këtij ligji, mbi të cilën llogariten pensionet shtetërore suplementare për personat që kanë kryer funksionet e parashikuara dhe të referuara në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe për funksionet, paga e të cilëve referohet te ligji i sipërcituar, indeksohet sipas indeksit të çmimeve të konsumit deri në datën e lindjes së të drejtës për përfitim. Procedurat e indeksimit të pagës referuese sipas funksioneve përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”. Neni 6 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 23.12.2020. Shpallur me dekretin nr. 11913, datë 12.1.2021 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta DEKRETOJ: Shpalljen e ligjit nr. 166/2020, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8097, datë 21.3.1996, ‘Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit’, të ndryshuar”. PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Ilir Meta VENDIM Nr. 1117, datë 16.12.2020 PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE TË MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË KUFIRIT 2021–2027 DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT 2021–2023 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021–2027 dhe të planit të veprimit 2021–2023, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, ministritë dhe institucionet përgjegjëse të përmendura në tekstin e kësaj strategjie për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTËR Erion Braçe DEKRET Nr. 11913, datë 12.1.2021 PËR SHPALLJE LIGJI Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe të nenit 93 të Kushtetutës, Faqe|1379

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents