Fletorja Zyrtare
f) Shtojca IIIA: Modeli i raportit vjetor mbi
zbatimin e asistencës IPA II, në përputhje me
nenin 58 të Marrëveshjes Kuadër;
2. Në rast të një konflikti midis dispozitave të
shtojcave, nga njëra anë, dhe dispozitave të
Kushteve speciale, nga ana tjetër, do të kenë
përparësi këto të fundit. Në rast konflikti midis
dispozitave të shtojcës I dhe shtojcës IA, nga njëra
anë, dhe dispozitave të shtojcës II, nga ana tjetër,
do të zbatohen këto të fundit. Në rast konflikti
midis dispozitave të shtojcës I dhe shtojcës IA do
të zbatohen dispozitat e para.
Neni 7
Hyrja në fuqi
Kjo Marrëveshje e Financimit do të hyjë në fuqi
në datën kur Komisioni merr njoftim nga vendi i
fundit përfitues i IPA II, i cili konfirmon
përfundimin e procedurave të brendshme të
përfituesit të IPA II, të nevojshme për hyrjen e tij
në fuqi. Komisioni duhet të informojë përfituesit
IPA II për datën e marrjes së këtij njoftimi. Nëse
Viti 2021 – Numri 7
Komisioni nuk merr njoftim deri më 31 dhjetor
2020, kjo Marrëveshje Financimi nuk hyn në fuqi.
Kjo Marrëveshje është hartuar në tri kopje
origjinale në gjuhën angleze, nga të cilat një do t’i
dorëzohet Komisionit dhe dy të tjerat përfituesve
IPA II.
Për përfituesin IPA II:
Për Komisionin:
Për Republikën e Shqipërisë:
Z. Zef Mazi
Koordinatori Kombëtar i IPA-së
Kryenegociator
Znj. Genoveva Ruiz Calavera
Drejtore D, Ballkani
Perëndimor
Drejtoria e Përgjithshme për
Negociatat e Zgjerimit dhe
Fqinjësinë
Komisioni Evropian
Tiranë, datë 21 tetor 2020
Për Kosovën:
Bruksel, datë 10 qershor 2020
Avdullah Hoti
Kryeministër
Prishtinë, datë 26 nëntor 2020
SHTOJCA 1
KY DOKUMENT PËRBËN PROGRAMIN SHUMËVJEÇAR TË PUNËS BAZUAR NË
NENIN 110(2) TË RREGULLORES (BE, EURATOM) 2018/1046
1. Identifikimi
Përfituesit
Shqipëria dhe Kosova*
Referenca e angazhimit financiar CRIS/ABAC
Kontributi i Unionit
Linja buxhetore
2018/041-401 - euro 1,200,000.00 - 22.020401
2019/041-457 - euro 1,200,000.00 - 22.020401
2020/041-459 - euro 1,080,000.00 - 22.020401
Mënyra e menaxhimit
Strukturat përgjegjëse
Menaxhim i drejtpërdrejtë nga Komisioni Evropian
(Delegacioni i BE-së në Shqipëri)
Për Shqipërinë: Ministria për Evropën dhe Punët e
Jashtme
Për Kosovën: Ministria e Administrimit të Pushtetit
Lokal
Për alokimin buxhetor të vitit 2018: deri më 31 dhjetor
2019
Për alokimin buxhetor të vitit 2019: deri më 31 dhjetor
2020
Për alokimin buxhetor të vitit 2020: deri më 31 dhjetor
2021
3 vjet pas datës së nënshkrimit të Marrëveshjes së
Financimit (nënshkruar nga pala e fundit), me
përjashtim të rasteve të renditura në nenin 189(2) të
Rregullores Financiare
Afati për nënshkrimin e Marrëveshjes/ve të
Financimit me vendet përfituese të IPA II
(trepalëshe)
Afati për përfundimin e prokurimeve dhe kontratat
e grantit
*
Ky përcaktim është pa paragjykuar statusin dhe është në përputhje me rezolutën 1244/1999 të UNSCR-së dhe opinionin e
GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Faqe|1317
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents