Fletorja Zyrtare Strategjia Ndërsektoriale e Menaxhimit të Integruar të Kufirit dhe plani i veprimit 2021– 2027 STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË KUFIRIT (2021–2027) Përgatitur nga: Ministria e Brendshme - Policia e Shtetit/Departamenti për Kufirin dhe Migracionin; Ministria e Financave dhe Ekonomisë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor; Ministria e Mbrojtjes - Forca Detare/Roja Bregdetare - Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile; Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Drejtoria e Çështjeve Konsullore; Ministria e Drejtësisë; Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Drejtoria e Përgjithshme Detare; Ministria e Turizmit dhe Mjedisit; Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë; Ministria e Kulturës - Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore; Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD); Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale PËRMBAJTJA LISTA E SHKURTIMEVE PJESA I: KONTEKSTI STRATEGJIK 1. Hyrja dhe qëllimi i dokumentit 2. Kuadri ligjor, institucional, arritjet dhe lidhja me dokumentet dhe prioritetet strategjike 2.1 Analiza dhe arritjet 2.3 Sfidat 3. Pozicioni gjeopolitik dhe karakteristikat e kufirit 4. Vizioni i strategjisë 4.1 Vizioni 4.2 Misioni dhe vlerat 4.3 Treguesit e impaktit dhe treguesit e rezultatit Faqe|1380 Viti 2021 – Numri 7 PJESA II: QËLLIMI I POLITIKAVE DHE OBJEKTIVAT SPECIFIKE TË STRATEGJISË 1. Qëllimi i politikës 1 – Mbrojtja e sigurisë së brendshme dhe menaxhimi i flukseve migratore, me qëllim parandalimin e migracionit të parregullt, si dhe parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar 1.1 Objektivi specifik 1, i qëllimit të politikës 1: Rritja e nivelit të përputhshmërisë me standardet evropiane dhe të Schengen-it, në aspektin legjislativ, administrativ dhe institucional në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve, veçanërisht në fushën e kontrollit dhe mbikëqyrjes së kufirit dhe forcimi i bashkëpunimit ndëragjenci dhe bashkëpunimit ndërkombëtar 1.2 Objektivi specifik 2, i qëllimit të politikës 1: Përmirësimi i sistemit për mbikëqyrjen e hapësirës detare, kontrollit kufitar dhe kërkim–shpëtimit në det 1.3 Objektivi specifik 3, i qëllimit të politikës 1: Reduktimi i vulnerabilitetit (ndjeshmërisë) në kufi duke reaguar në mënyrë më efektive me vendosjen e burimeve të disponueshme, bazuar në analizën e rrezikut të kryer dhe kërcënimit që mund të ndikojë në sigurinë kufitare, në përputhje me modelin e CIRAM-it të BE-së 1.4 Objektivi specifik 4, i qëllimit të politikës 1: Bashkëpunim i zgjeruar ndërinstitucional në menaxhimin e integruar të kufijve për të përmirësuar trafikun ndërkufitar, përmirësimin e sigurisë kufitare, luftën ndaj krimit ndërkufitar, mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronën e njerëzve, shëndetin e kafshëve, bimësinë dhe ekosistemet përgjatë kufirit shtetëror 1.5 Objektivi specifik 5, i qëllimit të politikës 1: Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me vendet fqinje, institucionet e BE-së dhe Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX) për çështjet e kufijve, parandalimin e migracionit të paligjshëm, krimin ndërkufitar dhe ripranimin e personave me qëndrim të parregullt 1.6 Objektivi specifik 6, i qëllimit të politikës 1: Përmirësimi i sistemit të ripranimit (kthimit dhe pranimit) të shtetasve të huaj dhe vendas në përputhje me marrëveshjet e lidhura dhe në bashkëpunim me misionet diplomatike dhe konsullore 2. Qëllimi i politikës 2: Lehtësimi i qarkullimit legal të shtetasve dhe mallrave

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents