Fletorja Zyrtare
PJESA I: KONTEKSTI STRATEGJIK
1. Hyrja dhe qëllimi i dokumentit
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) është
orientimi strategjik dhe prioritet i deklaruar për
Republikën e Shqipërisë, i cili nënkupton
përqafimin e vlerave dhe standardeve evropiane të
miratuara në të gjitha fushat politike, publike,
sociale e më gjerë. Qarkullimi i lirë i personave dhe
mallrave ndërmjet vendeve anëtare të BE-së
kërkon përafrimin dhe aplikimin e masave të
caktuara, ndër të tjera, arritjen e standardeve të larta
të kontrollit të kufijve të jashtëm. Duke marrë në
konsideratë faktin se, Republika e Shqipërisë
ndodhet në kufijtë e jashtëm të BE-së, si dhe
anëtarësimin e pritshëm në BE të vendeve të tjera
fqinje, për vendin tonë ka një rëndësi të madhe
prezantimi dhe zbatimi në vazhdimësi i konceptit
të menaxhimit të integruar të kufijve, i cili duhet të
jetë në përputhje me zgjidhjet aktuale në rajon dhe
BE.
Miratimi i Strategjisë së Menaxhimit të Integruar
të Kufirit, këtu e më tej të quajtur Strategjia, përbën
jo vetëm një parakusht për integrimin e plotë në
BE, por zbatimi i këtij koncepti bashkëkohor është,
njëkohësisht, një tregues i qartë se Republika e
Shqipërisë është e gatshme të kontribuojë për
sigurinë në rajon, si një partner i besueshëm i
Bashkimit Evropian në kontrollin e kufijve të saj.
Republika e Shqipërisë, nëpërmjet miratimit të
këtij dokumenti strategjik, si dhe të gjitha
investimeve në këtë drejtim, ka si qëllim arritjen e
standardeve të BE-së në fushën e Menaxhimit të
Integruar të Kufirit. Arritja e këtyre standardeve
ofron siguri për qytetarët shqiptarë dhe të huaj për
lëvizjen e lirë dhe të sigurt, si dhe për zhvillimin e
aktiviteteve ekonomike dhe ndërkufitare pa
barriera.
Ky dokument strategjik bazohet në Strategjinë
Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim dhe në
reformat aktuale në vendin tonë, në Strategjinë
Evropiane Teknike dhe Operacionale të
Menaxhimit të Integruar të Kufirit68, në udhëzimet
e Komisionit Evropian për Menaxhimin e
Viti 2021 – Numri 7
Integruar të Kufirit69, katalogun Schengen,
legjislacionin komunitar në fushën e kufijve të
jashtëm, konventat ndërkombëtare të nënshkruara
në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të
drejtat e azilkërkuesve dhe ato të refugjatëve, si dhe
në praktikat më të mira nga vendet anëtare të
Bashkimit Evropian dhe të rajonit.
Menaxhimi i Integruari Kufirit dhe siguria
kufitare përbën një angazhim të veçantë në raport
me legjislacionin në fuqi, situatën politike dhe
sigurinë kombëtare të vendit, si dhe me
marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht në
procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si
dhe në organizma të tjera ndërkombëtare.
Menaxhimi i Integruar i Kufirit (MIK) synon të
garantojë një qarkullim ndërkufitar në mënyrë
efikase dhe adresimin e sfidave migratore,
kërcënimeve të mundshme ndaj sigurisë kufitare,
duke kontribuar në:
- parandalimin dhe goditjen e krimeve të rënda
me dimension ndërkufitar siç janë: trafiqet e
paligjshme, kontrabandimi i migrantëve, trafikimi i
qenieve njerëzore, terrorizmi, kontrabanda;
- parandalimin e krimeve mjedisore;
- parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj
kërcënimeve ndërkufitare në fushën shëndetësore;
- garantimin e një niveli të lartë të sigurisë së
brendshme duke kontribuar në këtë mënyrë në
stabilitetin e vendeve fqinje dhe të vendeve të tjera;
- respektimin e plotë të të drejtave themelore të
qytetarëve.
Strategjia ka për qëllim të përcaktojë politikat e
duhura për të përmirësuar më tej:
- standardet e sigurisë kufitare, nëpërmjet
përmirësimit të mëtejshëm të kuadrit ligjor dhe
rregullator me synim përafrimin me acquis
communitaire;
- kapacitetet e analizës së riskut;
- kapacitetet e reja dhe përmirësimin e
mëtejshëm të kapaciteteve teknologjike të kontrollit
dhe mbikëqyrjes së kufirit;
- forcimin e mëtejshëm të burimeve njerëzore
dhe kapaciteteve operacionale e profesionale të
autoriteteve kompetente dhe agjencive që operojnë
në kufi, me qëllim parandalimin dhe goditjen e
krimit ndërkufitar;
68
Technical and Operational Strategy forEuropean
IntegratedBorder Management, miratuar me vendimin nr.
2/2019 të Bordit të Menaxhimit të Agjencinë Evropiane të
Rojës Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX).
Faqe|1382
69
Guidelines
for
Integrated
BorderManagement
EuropeanCommission External Cooperation, November 2010.
in
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents