Fletorja Zyrtare
Nevoja për Strategjinë e Menaxhimit të
Integruar të Kufirit
Strategjia Ndërsektoriale e Menaxhimit të
Integruar të Kufirit 2021–2027 dhe plani i veprimit
2021–2027 në zbatim të saj, vjen si një nevojë për
rinovimin e Strategjisë së Menaxhimit të Integruar
të Kufirit dhe planit të veprimit 2014 – 2020, e cila
është gjithashtu pjesë e masave të Planit Kombëtar
të Integrimit Evropian.
Duke pasur parasysh që rregullorja e re e BE-së,
e cila hyri në fuqi në 4 dhjetor 2019, modifikoi
pjesërisht konceptin e MIK të BE-së, ishte e
nevojshme të përafrohej më tej Strategjia. Strategjia
e Menaxhimit të Integruar të Kufijve dhe plani i
veprimit janë në përputhje me konceptin më të
fundit të BE-së për MIK dhe me Strategjinë
Evropiane Teknike dhe Operacionale të
Menaxhimit të Integruar të Kufirit.
Dokumenti strategjik është gjithashtu në
përputhje me angazhimet në kuadër të procesit të
integrimit dhe hapjes së negociatave për anëtarësim
në BE, kryesisht në pjesën që lidhet me:
- Rekomandime nga raporti i Komisionit
Evropian për Republikën e Shqipërisë, për
kapitullin 24, për Kufirin e Jashtëm dhe në zonën
Schengen-in;
- Rregulloren (BE) 2019/1896, të Parlamentit
Evropian dhe të Këshillit, e 13 nëntorit 2019, për
Faqe|1384
Viti 2021 – Numri 7
Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe
Bregdetare;
- Kodin i kufijve të zonës Schengen dhe katalogun
e azhurnuar të Schengen-it të BE-së;
- Rekomandimet dhe praktikat më të mira për
mbikëqyrjen e kufijve të jashtëm, kthimin dhe
ripranimin (Këshilli i Bashkimit Evropian nr.
7864/09);
- Strategjinë Evropiane Teknike dhe
Operacioninale të Menaxhimit të Integruar të
Kufirit;
- Sistemi Evropian i Mbikëqyrjes së Kufijve
(EUROSUR).
Vëmendje e veçantë iu kushtua përafrimit të
Strategjisë me rregulloren (BE) 2019/1896, të
Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 13 nëntorit
2019, “Për krijimin e një Kufiri Evropian dhe Rojës
Bregdetare” dhe “Strategjinë Evropiane Teknike
dhe Operacionale të Menaxhimit të Integruar të
Kufirit”, në mënyrë që të sigurohet një menaxhim i
integruar evropian i kufijve të jashtëm, si dhe
menaxhimin e kufijve të saj, në përputhje me të
drejtat themelore dhe përparimin e politikës së
kthimit të unionit.
Republika e Shqipërisë, si një vend kandidat për
anëtarësim në BE, është përpjekur të harmonizojë
konceptin e saj të MIK me kërkesat e BE-së në
fazën e pranimit, megjithëse, në këtë fazë të
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents