Fletorja Zyrtare
- forcimit të bashkëpunimit me vendet fqinje në
parandalimin dhe luftimin e migracionit të
parregullt të qytetarëve shqiptarë dhe të shtetasve të
vendeve të treta, në kuadër të marrëveshjeve
ekzistuese dypalëshe, Konventës së Bashkëpunimit
Policor për Evropën Juglindore dhe iniciativat
rajonale.
6. Forcimin e përgjithshëm të kapaciteteve të
Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare.
- Lidhja me PKIE-n dhe legjislacionin e
BE-së (kapitulli 24 – Drejtësia, Liria dhe
Siguria, nënkapitulli: Kufijtë e jashtëm). Kjo
Strategji nuk përafron në vetvete një akt të
legjislacionit të Bashkimit Evropian, por do të
shërbejë si instrument për adresimin e
rekomandimeve të Bashkimit Evropian për
përafrimin me acquis communauitaire të BE-së, për
fushën e rendit dhe sigurisë publike.
Politikat dhe objektivat specifike të Strategjisë
Ndërsektoriale të Menaxhimit të Integruar të
Kufirit 2021–2027 dhe plani i veprimit 2021–2023,
janë gjithashtu, në përputhje me “Objektivat e
Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ/SDG) dhe
Agjendës 2030”, respektivisht:
OZHQ 10: Zvogëlimi i pabarazisë brenda dhe
ndërmjet vendeve.
Qëllimi 10.7: Lehtësimi i migrimit të
organizuar, të sigurt, të rregullt dhe të përgjegjshëm
dhe lëvizshmërinë e njerëzve, duke përfshirë
zbatimin e politikave të planifikuara dhe mirë të
menaxhuara të migracionit.
2.1 Analiza dhe arritjet
Në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit,
Shqipëria, gjatë viteve 2014 – 2020, ka realizuar
progres të vazhdueshëm në të gjithë komponentët
përbërës të MIK, si: në fushën e përmirësimit të
kuadrit ligjor, të organizimit dhe të menaxhimit të
agjencive kufitare, të rritjes së kapaciteteve
administrative dhe profesionale të strukturave, të
zbatimit të procedurave standarde të punës, të
zbatimit të programeve të trajnimit dhe kurrikulave,
të përmirësimit të infrastrukturës dhe teknologjisë
së informacionit, në funksion të rritjes së cilësisë së
shërbimit ndaj qytetarëve, lehtësimit të
shkëmbimeve tregtare, dhe në drejtim të forcimit të
goditjes së aktivitetit të paligjshëm nëpërmjet kufirit
shtetëror dhe rritjes së sigurisë kufitare.
Komisioni Evropian ka vlerësuar në vazhdimësi
përparimin e bërë në lidhje me Menaxhimin e
Integruar të Kufirit, por sfidat për MIK në Shqipëri
Viti 2021 – Numri 7
kërkojnë përmirësime të mëtejshme brenda
agjencive të kufirit, si dhe në bashkëpunimin
ndëragjenci e ndërkombëtar. Me konkretisht do të
përmendim sa më poshtë:
- Përmirësime të mëtejshme të kuadrit ligjor
rregullator, të strukturave të agjencive kufitare, të
procedurave të punës, të burimeve njerëzore dhe
trajnimeve, të shkëmbimit të informacionit dhe të
infrastrukturës dhe pajisjeve me qëllim përafrimin
me standardet e Bashkimit Evropian dhe praktikat
më të mira ndërkombëtare;
- Forcimi i bashkëpunimit ndëragjenci në
funksion të rritjes së cilësisë dhe shpejtësisë së
shkëmbimin të informacionit, procedurave për
kontrolle të përbashkëta, analizës së përbashkët të
riskut për komponentë të caktuar në kontrollin
kufitar, në përdorimin e përbashkët të
infrastrukturës kufitare dhe pajisjeve, si dhe në
zhvillimin e mëtejshëm të programeve të
përbashkëta të trajnimit për personelin e agjencive
kufitare.
Përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit
ndërkombëtar, për të zbatuar një zinxhir masash në
luftën e autoriteteve kufitare ndaj aktiviteteve të
kundërligjshme nëpërmjet kufirit përfshirë dhe
terrorizmin.
Kuadri ligjor rregullator
Në zbatim të objektivave strategjike dhe të
masave të parashikuara në planin e veprimit të
Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufirit
2014 – 2020, janë përmbushur të gjitha
nënobjektivat e parashikuara, duke realizuar në
total gjithë paketën ligjore për kontrollin kufitar,
duke u përafruar me legjislacionin komunitar të
menaxhimit të kufirit. Për pasojë u përgatitën dhe u
miratuan aktet ligjore si më poshtë:
- Ligji nr.71/2016, “Për kontrollin kufitar”71;
- Ligji nr.102/2014, “Kodi Doganor i
Republikës së Shqipërisë”;
- Ligj nr. 22/2020, “Për disa shtesa në ligjin nr.
71/2016, ‘Për kontrollin kufitar’”72;
Përafruar pjesërisht me rregulloren (BE) 2016/399, të
Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 9 mars 2016,
“Mbi Kodin e Bashkimit Evropian që përcakton rregullat e
regjimit të lëvizjes së personave përmes kufijve (Kodi i
Kufijve Schengen)”.
72 Ky ligj është përafruar pjesërisht me direktivën
2004/82/KE, të Këshillit të Evropian, të datës 29 prill
2004, mbi detyrimin e transmetimit të të dhënave të
pasagjerit dhe direktivën e BE-së 2016/681, të Parlamentit
dhe Këshillit, datë 27.4.2016, mbi përdorimin e të dhënave
71
Faqe|1387
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents