Fletorja Zyrtare - Urdhri nr. 175, datë 8.2.2018, “Procedurat e regjistrimit në sistemin TIMS të verifikimit që kryhet për kontrollin e hyrje/daljeve”; Urdhri nr. 170, datë 8.2.2018, “Procedurat standarde për trajtimin e shtetasve të huaj me leje qëndrimi”; - Urdhri nr. 171, datë 8.2.2018, “Procedurat standarde e punës për lëshimin e vizave në kufi dhe anulimin e tyre”; -Urdhri nr. 172, datë 8.2.2018, “Procedurat standarde për përzgjedhjen e shtetasve të huaj të parregullt dhe masat që merren”; - Urdhri nr. 173, datë 8.2.2018, “Procedurat standarde për zgjatjen e qëndrimit mbi afatin e përcaktuar ligjor të shtetasit të huaj”; - Urdhri nr. 174, datë 8.2.2018, “Procedurat standarde për vlerësimin e aplikimeve për vizë në Shqipëri të shtetasve të huaj”; - Urdhri nr. 176 datë 8.2.2018 “Procedurat standarde për largimin/dëbimin e shtetasit të huaj me qëndrim të parregullt në RSH”; - Urdhri nr. 1294/1, datë 17.5.2016, “Procedura e punës për zbulimin e lëndëve radioaktive”; - Urdhri nr. 18378, datë 8.8.2017, “Procedurat standarde të punës që drejtojnë përzgjedhjen dhe skanimin e bazuar në risk të ngarkesave dhe mjeteve të transportit që kalojnë kufijtë e Republikës së Shqipërisë me anë të skanerëve fiks dhe të lëvizshëm”; - Ligji nr. 9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, i ndryshuar; - Ligji nr. 16/2020, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008, ‘Për ushqimin’ i ndryshuar”; - Ligji nr. 10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; - Ligj nr. 18/2018, “Për ratifikimin e protokollit shtesë 5, të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore”. - Manuali për inspektimin fitosanitar në pikat e kalimit kufitar nr. 4635, datë 16.10.2006; - VKM-ja nr. 403, datë 13.5.2015, “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 654, datë 30.9.2009, të KM-s, “Për organizimin, strukturën, funksionimin e QNOD-it dhe bashkëveprimin me institucionet shtetërore që kanë interesa në det, të ndryshuar”; - VKM-ja nr. 585, datë 1.7.2015, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 439, datë Faqe|1390 Viti 2021 – Numri 7 13.5.2011, të KM-s ‘Për miratimin e dokumentit ‘Politikat dhe procedurat e funksionimit të QNOD-it’’”. Menaxhimi dhe organizimi (kuadri institucional) Në drejtim të menaxhimit dhe organizimit (kuadrit institucional), u konsolidua struktura e Policisë Kufitare dhe Migracionit, sipas rekomandimeve dhe e bazuar në objektivat e Strategjisë, si dhe struktura e analizës së riskut dhe sektori i hetimit, e cila është ndryshuar dhe përmirësuar. Shërbimi i analizës së riskut dhe të hetimit është shtrirë në të gjitha drejtoritë vendore. Organizmi i ri strukturor u propozua dhe miratua në përputhje me praktikat më të mira të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Me urdhrin nr. 177, datë 18.3.2018, të ministrit të Brendshëm, është miratuar struktura e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfshirë këtu edhe strukturën e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, ndërsa, me urdhrin nr. 328/1, datë 2.5.2018, të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është miratuar struktura dhe përbërja organike e drejtorive vendore për kufirin dhe migracionin. Në kuadër të miratimit të strukturës së re dhe përbërjes organike, janë ngritur strukturat e zbatimit të masave plotësuese për kontrollin e territorit në nivel qendror dhe vendor. Megjithatë, suprimimi i strukturave të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe logjistike, në vitin 2016, si dhe suprimimi i strukturave të hetimit në Policinë Kufitare dhe Migracionit, cenoi autonominë e këtyre strukturave, filozofi mbi të cilën u bë organizimi i tyre dhe nuk ishte në përputhje me rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë. Suprimimi i strukturave të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe logjistike solli paqartësi në menaxhimin e këtyre burimeve. Vështirësi të mëdha u hasën sidomos në përgatitjen dhe menaxhimin e dokumentacionit për burimet njerëzore, si dhe të donacioneve të shumta në mbështetje të shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Migracionit. Suprimimi i strukturave të hetimit shkaktoi humbjen e aftësive operacionale në fushën e krimit ndërkufitar, për veprat penale që mbuloheshin nga këto struktura dhe ishte në kundërshtim me rekomandimet e progresraportit të Komisionit Evropian të vitit 2016, ku nënvizohet se,”….Kompetencat hetimore të policisë kufitare duhet të

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents