Fletorja Zyrtare
forcohen, në mënyrë të veçantë për zbulimin e personave të
kontrabanduar dhe rastet e trafikimit”.
Gjithsesi, struktura aktuale ka garantuar
funksionimin operacional të strukturave qendrore
dhe vendore për kufirin dhe migracionin. Struktura
e PKM-së ka lehtësuar bashkëpunimin dhe
shkëmbimin e informacionit brenda saj, ndërmjet
agjencive dhe në nivel ndërkombëtar.
Në funksion të çështjes së kontrollit civil mbi
operacionet detare dhe harmonizimin e
marrëdhënieve midis institucioneve që kanë
përgjegjësi dhe interesa në det, u konsolidua
Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare.
Në përmbushje të masave të MIK, janë
realizuar dhe implementuar ndryshimet në
strukturë. Megjithatë problem mbetet mosha
mesatare e lartë e stafit të policisë kufitare dhe
migracionit (aktualisht rreth 50 vjeç). Për këto arsye
rritja e numrit të rojeve kufitare dhe konsolidimi i
mëtejshëm i strukturës mbetet objektiv për t’u
përfshirë në Strategjinë e re, në zbatim kjo edhe të
rekomandimit të progresraportit të Komisionit
Evropian dhe të ekspertëve të misioneve të BE-së.
Gjithashtu në përmbushje të masave të MIK,
janë krijuar dhe funksionojnë GLO-të (grupet e
lëvizshme operacionale) në çdo drejtori vendore, të
cilat kryejnë, krahas patrullave të zakonshme,
kontrollin dhe monitorimin e territorit në bazë dhe
të informacioneve shtesë të marra në rrugë ligjore
për veprimtari të k/ligjshme.
Planëzimi elektronik i punës së Policisë Kufitare
nuk është realizuar për shkak të mungesës së
fondeve për vënien në funksionim të programit të
përgatitur për këtë qëllim nga PAMECA.
Sistemi Blu Box për mjetet e peshkimit, aktualisht
nuk funksionon, për mungesë të fondeve dhe
menaxhimit të tyre. Ndërkohë, Sistemi i Komunikimit
Tetra është funksional në të gjithë hapësirën detare,
dhe po punohet për krijimin e bazës së të dhënave
për mjetet lundruese, midis agjencive ligjzbatuese.
Gjithashtu, me qëllim të përmbushjes së
veprimtarisë administrative, realizimit të misionit
institucional dhe në funksion të rritjes së eficiencës
në punë, për t’u përgjigjur sfidave të reja, me
VKM-në nr. 9, datë 11.1.2017, është miratuar
struktura e re organizative e Administratës
Doganore Shqiptare. Drejtoria e Përgjithshme e
Doganave përbëhet nga 1.052 punonjës, të
shpërndarë në nivel qendror dhe vendor.
Viti 2021 – Numri 7
Burimet njerëzore dhe trajnimi
Lidhur me këtë fushë, në Strategjinë aktuale u
parashikuan aktivitete që kanë të bëjnë me
rekrutimin dhe përzgjedhjen e personelit të
agjencive që operojnë në kufi, bazuar në standardet
e BE-së. Në përmbushje të objektivave të kësaj
fushe nga agjencitë e kufirit bëhet menaxhimi i
burimeve njerëzore dhe ndiqet ecuria e tyre në
karrierë. Për vendet e punës bëhet përzgjedhja e
personelit bazuar në kritere të mirëpërcaktuara dhe
të miratuara.
Duke parë nevojën imediate për forcimin e
kapaciteteve njerëzore të Policisë Kufitare dhe
Migracionit, nevojë që u evidentua më së shumti
gjatë periudhës së krizës migratore që preku edhe
vendin tonë, Departamenti për Kufirin dhe
Migracionin bëri një studim të hollësishëm të
nevojave për burimet shtesë, ku u theksua nevoja
për shtimin e 500 funksioneve shtesë. Nga ana
tjetër, nevoja për burime njerëzore shtesë ishte
rekomanduar në vazhdimësi nga Komisioni
Evropian, në progresraportet e tij ndër vite. Në
progresraportin e Komisionit Evropian të vitit
2016 shkruhet: “…Stafi i përgjithshëm i Drejtorisë së
Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin është i limituar (1
653 punonjës), në veçanti kundër sfondit të krizës së
migrimit që prek të gjithë rajonin”.74
Në muajin gusht të vitit 2020, në zbatim të
urdhrit të ministrit të Brendshëm nr. 207, datë
30.7.2020, me urdhrin e drejtorit të Përgjithshëm të
Policisë së Shtetit nr. 665, datë 1.8.2020, u miratuan
shtesa prej 200 funksionesh të rolit bazë për
Policinë Kufitare dhe Migracionit, ose 12% e
numrit ekzistues të punonjësve të shërbimeve të
policisë kufitare dhe migracionit.
Gjatë viteve në fjalë, për forcimin e kapaciteteve
profesionale të Policisë Kufitare dhe Migracionit,
personeli i PKM-së i është nënshtruar trajnimeve të
ndryshme, në përgjigje të nevojave të saj, të
reflektuara në planet vjetore të trajnimeve, por
edhe trajnimeve të zhvilluara nga ekspertë të
organizatave partnere.
74
Commission Staff Working Document, Albania 2016
Report Accompanying the document Communication from the
Commission to the European Parliament, the Council, the European
Economic and Social Committë and the Committë of the Regions,
2016 Communication on EU Enlargement Policy, {COM (2016)
715
final};
https://ec.europa.eu/neighbourhoodnlargement/sites/near/files/pdf/key
documents/2016/20161109_report_albania.pdf; f. 69.
Faqe|1391
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents