Fletorja Zyrtare
Në zbatim të VKM-së nr. 921, datë 29.12.2014,
“Për personelin e administratës doganore”, të ndryshuar,
janë analizuar të gjithë kriteret kualifikuese të
rekrutimit në administratën doganore dhe janë
miratuar nga Ministria e Financave dhe
Ekonomisë. Mbi këto kritere dhe përshkrime të
punës mundësohet rekrutimi i kapaciteteve me
performancë të lartë dhe kompetente.
Për rritjen e aftësimit profesional dhe në
përputhje me nevojat e punonjësve të
Administratës Doganore janë zhvilluar trajnime
nga drejtori të ndryshme në Drejtorinë e
Përgjithshme të Doganave si: Drejtoria e Tarifës
dhe Origjinës, Laboratorit Doganor, Procedurave
Juridike, Mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale,
Auditit të Brendshëm, Vlerës Doganore dhe
Departamenti i Akcizës, si dhe në bashkëpunim me
institucione të tjera brenda vendit, ku mund të
përmendet, ILDKPKI-ja, QTATD-ja (Qendra e
Trajnimeve të Administratës Tatimore dhe
Doganore); ASPA (Shkolla Shqiptare e
Administratës Publike); DAP-i (Departamenti i
Administratës Publike), Instituti i Fizikës
Bërthamore; Ministria e Financave dhe Ekonomisë,
Ministria e Mbrojtjes, Kryeministria, etj.
Gjithashtu edhe shumë institucione të tjera
jashtë vendit kanë dhënë një kontribut të veçantë
në trajnimin e punonjësve të Administratës
Doganore Shqiptare. Vlen të përmendim: EXBS
(Programi i Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë
Kufitare - Ambasada Amerikane); CROËN
AGENTS,
BE
(Bashkimi
Evropian);
CEFTA(Central European Free Trade Agreement); IPA
2013 Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe
Taksave Indirekte Franceze; OBD (Organizata
Botërore e Doganave); TAIEX (Asistenca Teknike
dhe Shkëmbimi i Informacionit në Komisionin
Evropian); GIZ (Fondi i Hapur Rajonal për
Promovimin e Tregtisë së Jashtme), UK Border
Force, Doganat franceze etj. Gjatë periudhës 2014–
2020janë zhvilluar 461 trajnime dhe seminare, me
pjesëmarrjen e 7267 punonjësve të Administratës
Doganore.
Për sa i përket QNOD-it, me VKM të veçantë
është miratuar struktura e saj. Në vitin 2016, në
strukturën e QNOD-it u shtua sektori i
Administratorëve të Sallës Operacionale, ndërsa në
vitin 2018, sektori i IT-së i QNOD-it i kaloi
AKSHIT. Ndryshimet strukturore në zbatim të
Viti 2021 – Numri 7
këtyre VKM-ve janë implementuar në vitin 2016
dhe 2018.
Me qëllim përmirësimin e koordinimit të
veprimtarisë dhe ndërveprimit midis agjencive
ligjzbatuese dhe trajnimit të personelit të këtyre
agjencive, Roja Bregdetare organizon dhe zhvillon
çdo vit stërvitjet “SAREX” dhe “IMPONIMI”.
Stërvitja SAREX ka për qëllim njohjen e
procedurave SAR, të përcaktuara në konventat
ndërkombëtare dhe aktet ligjore kombëtare,
koordinimin dhe unifikimin e veprimeve të
agjencive kombëtare që veprojnë në hapësirën
detare gjatë një operacion kërkim–shpëtimi (SAR)
në det. Stërvitja IMPONIMI kryhet në
bashkëpunim me të gjitha institucionet ligjzbatuese
dhe me interesa në det, si dhe ka për qëllim
trajnimin
dhe
rritjen
e
ndërveprimit
ndërinstitucional në situatat e ndotjeve detare dhe
zbatimin e ligjshmërisë në det.
Personeli i Rojës Bregdetare kryen trajnime
vjetore në Qendrat e Trajnimit të Rojës Bregdetare
në SHBA, Itali, Angli dhe Turqi.
Komunikimi, shkëmbimi dhe teknologjia e
informacionit
Komunikimi dhe shkëmbimi i informacionit u
zhvillua në mënyrë të shpejtë në këtë periudhë.
Vlen të përmendet informatizimi i të gjitha
shërbimeve të kufirit dhe pajisja e tyre me mjete
komunikimi. U miratuan akte administrative të
brendshme dhe të përbashkëta. Gjithashtu janë
përgatitur manuale përdorimi dhe procedura që
lehtësojnë shkëmbimin e informacionit. Të gjitha
PKK-t e Republikës se Shqipërisë janë të lidhura
online me sistemin TIMS, një sistem ku policia
kufitare evidenton hyrje/daljet në kufirin shtetëror
dhe të gjithë problematikën që lind në kufi.
Sistemi TIMS ka vijuar të funksionojë në
pothuajse të gjitha pikat e kalimit kufitar. Njoftimet
e vendosur nga strukturat e ndryshme të Policisë së
Shtetit dhe për llogari të agjencive të tjera të
zbatimit të ligjit, ka forcuar ndjeshëm punën e
Policisë Kufitare në kontrollin e qarkullimit të
shtetasve, mjeteve dhe mallrave. Ndërfaqja me
sistemin ASF2 të INTERPOL-it ka vijuar të jetë
një mjet i pazëvendësueshëm në identifikimin e
personave, dokumenteve të udhëtimin dhe mjeteve
në kërkim, apo të shtetasve me rekorde kriminale.
Aksesimi i TIMS-it nga shërbimet e Drejtorisë së
Përgjithshme të Doganave siguron shkëmbimin e
informacionit në kohë reale.
Faqe|1393
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents