Fletorja Zyrtare
i biznesit përtej kufirit është ende i pashfrytëzuar.
Prodhimet vendore kanë pak ose aspak qasje në
tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Mekanizmat
për mbështetjen e biznesit janë të dobëta dhe të
pamjaftueshme, duke qenë pak më aktive në
Kosovë.
Papunësia mbetet në një shkallë shqetësuese për
popullatën e zonës së programit, sidomos në anën
kosovare, ku ka një papunësi shumë më të lartë,
veçanërisht në mesin e të rinjve, popullsinë rurale
dhe grave (në disa zona ajo e tejkalon 50%).
Shërbimet sociale janë pak të zhvilluara dhe në
mënyrë të pabarabartë. Përmirësimi i sistemit
arsimor në të gjitha nivelet është një përparësi e
madhe për zonën e programit, veçanërisht në zonat
rurale. Projektet e përbashkëta mund të
ndërmerren për të krijuar një rrjet të qendrave të
formimit profesional dhe të nxisë bashkëpunimin
në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, agjencitë
kërkimore dhe organizatat. Avantazhet që vijnë nga
gjuha e përbashkët duhet të shfrytëzohen edhe më
tej në zhvillimin e kurrikulave arsimore.
Trashëgimia e pasur historike-kulturore-artistike
e zonës është një vlerë e shtuar për zhvillimin
ekonomik, por turizmi është ende një mundësi e
humbur. Llojet e ndryshme të turizmit (malor,
kulinar dhe agroturizmi) mund të zhvillohen;
vendndodhjet historike dhe kulturore meritojnë një
transparencë më të madhe dhe veçoritë tradicionale
mund të promovohen më mirë.
Mbrojtja e mjedisit ka nevojë për konsideratë
serioze. Shtimi i vlerave të burimeve natyrore është
një çështje e rëndësishme për të rritur atraktivitetin
e rajonit kufitar dhe për të përmirësuar cilësinë e
jetës për qytetarët. Sfidat kryesore me të cilat
përballen autoritetet lokale janë ulja e ndotjes,
menaxhimi i mbetjeve urbane, cilësia e ujit të
pijshëm, mbrojtja e tokës nga shkatërrimi natyror
dhe artificial, procesi i planifikimit strategjik urban
dhe përdorimi efikas i burimeve të energjisë.
Duke marrë parasysh aspektet problematike që
ndikojnë në ekonominë e zonës dhe zhvillimin e saj
të qëndrueshëm, programi do të fokusohet në
prioritetet e mëposhtme tematike, ku nismat e
bashkëpunimit ndërkufitar mund të ketë një vlerë
të shtuar reale:
1. Mbrojtja e mjedisit, përshtatja dhe zbutja e
ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi
i riskut;
Viti 2021 – Numri 7
2. Turizmi dhe trashëgimia natyrore dhe
kulturore;
3. Rinia dhe arsimi, me fokus nxitjen e
punësimit.
Përmbledhja e përvojës BNK të kaluar dhe në vazhdim,
duke përfshirë mësimet e nxjerra
Në përgatitjen e këtij programi janë marrë në
konsideratë rekomandimet kryesore nga vlerësimet
e përkohshme dhe auditimet mbi programet BNK
2007–2013. Kështu, programet BNK 2014–2020
janë më të përqendruara në lidhje me numrin e
prioriteteve tematike të adresuara dhe zonave të
lejuara gjeografike, të cilat do të ndihmojnë në
arritjen e një rezultati më të mirë dhe rritjes së
ndikimit. Përveç kësaj, zbatimi i programeve BNK
është thjeshtuar kryesisht duke pasur një autoritet
të vetëm kontraktues dhe një paketë të vetme
financiare për çdo program.
Mësimet kryesore të nxjerra u identifikuan edhe
nga vlerësimi përfundimtar i Instrumentit për
Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA), programet
BNK 2007–2013, që u realizua midis viteve 2016
dhe 2017. Mësimet e nxjerra dhe rekomandimet u
diskutuan me palët e interesuara të BNK-së në
Ballkanin Perëndimor dhe masat për ndjekje u
identifikuan për një afat të shkurtër dhe të mesëm,
si për programet BNK 2014–2020 në vijim, ashtu
edhe për programet e ardhshme BNK 2021–2027.
Rekomandimet kryesore në lidhje me të gjitha
programet BNK në nivelin e Ballkanit Perëndimor
përfshijnë:
- objektivi kryesor për të promovuar
marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë duhet të
reflektohet qartë në projektet e BNK-së;
- thirrjet për propozime duhet të përqendrohen
më shumë në pak çështje prioritare që kanë interes
të lartë ndërkufitar;
- logjika e ndërhyrjes së programeve dhe
sistemet e raportimit dhe monitorimit duhet të
përmirësohen, pasi nuk janë të strukturuara për të
vendosur një bazë të qartë për matjen e rezultateve
në nivelin rajonal;
- ekziston nevoja për vazhdimin e aktiviteteve
për rritjen e kapaciteteve për strukturat operuese
dhe sekretaritet e përbashkëta teknike/antenat;
- ekziston nevoja për përmirësimin e sinergjive
me politikat dhe donatorët e tjerë, kapitalizimin dhe
shkëmbimin e përvojave me instrumentet e tjera të
BNK-së (si, p.sh., INTERREG (Programi i
Faqe|1319
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents