Fletorja Zyrtare
vazhdueshëm të aktiviteteve të përbashkëta, ndarje
të përgjegjësive dhe solidaritetit.
Koncepti i menaxhimit të integruar të kufijve të
Republikës së Shqipërisë dhe vendeve të tjera të
Ballkanit Perëndimor kontribuon ndjeshëm në
zonën e Evropës Juglindore si zonë e partneritetit,
stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, pasi ulja e
rreziqeve të mundshme të sigurisë krijon
parakushte për zhvillim më të shpejtë dhe më të
mirë të shoqërisë shqiptare dhe fqinjët. Autoritetet
kompetente të Republikës së Shqipërisë kanë qenë
dhe mbeten shumë të përkushtuar për integrimin e
objektivave kryesore të Strategjisë, në veçanti, për
të adresuar çështjet bilaterale me vendet fqinje.
Gjatë kësaj periudhe, nëpërmjet strukturave
buxhetore, qeveria shqiptare, ka dhënë në vijimësi
mbështetje për përmirësimin dhe implementimin
me sukses të Sistemit të Integruar të Menaxhimit të
Kufijve. Sa më sipër, më tepër përpjekje duhen
bërë për të marrë këste të ndryshueshme të
programit të BE-së për mbështetjen e buxhetit
sektorial për menaxhimin e kufirit.
Indikatori i impaktit që lidhet me vizionin e këtij
dokumenti strategjik është: “Indeksi i rritjes së
sigurisë kufitare”.
PJESA II:QËLLIMI I POLITIKAVE DHE
OBJEKTIVAT
SPECIFIKE
TË
STRATEGJISË
Qëllimi Politikave Strategjike të Strategjisë
Ndërsektoriale të Menaxhimit të Integruar të
Kufirit 2021–2027 janë zhvillimi i një sistemi të
integruar të administrimit të kufijve në përputhje
me sistemin evropian të mbikëqyrjes kufitare dhe
rritja e sigurisë kufitare duke përmirësuar
bashkëpunimin në të gjitha nivelet dhe forcimin e
kapaciteteve administrative, infrastrukturore dhe
teknike.
Zhvillimi i mëtejshëm i sistemit të menaxhimit
të integruar të kufijve, përmirësimi i kontrollit dhe
mbrojtjes së kufijve do të vazhdojë të jetë një sfidë
kryesore në procesin e pranimit të Shqipërisë në
Bashkimin Evropian, kryesisht përmes përafrimit të
legjislacionit tonë me atë të BE-së në këtë fushë, si
dhe bashkëpunimin efektiv të autoriteteve
kompetente për të mbrojtur kufijtë dhe në të
njëjtën kohë të garantojë sigurinë për qytetarët.
Zbatimi i kësaj Strategjie siguron përsosjen e
mëtejshme të Sistemit të Sigurisë Kufitare, duke
arritur përafrimin me atë të vendeve anëtare të BEsë.
Faqe|1404
Viti 2021 – Numri 7
1. Qëllimi i politikës 1: Mbrojtja e sigurisë së
brendshme dhe menaxhimi i flukseve migratore,
me qëllim parandalimin e migracionit të parregullt,
si dhe parandalimin dhe goditjen e krimit
ndërkufitar
1.1 Objektivi specifik 1, i qëllimit të politikës
1: Rritja e nivelit të përputhshmërisë me standardet
evropiane dhe të Schengen-it, në aspektin legjislativ,
administrativ dhe institucional në fushën e
menaxhimit të integruar të kufijve, veçanërisht në
fushën e kontrollit dhe të mbikëqyrjes së kufirit dhe
forcimi i bashkëpunimit ndëragjenci dhe
bashkëpunimit ndërkombëtar.
Kontrolli kufitar, një nga elementet e konceptit
MIK të Shqipërisë, përfshin të gjitha çështjet
përkatëse që lidhen me këtë koncept si: parandalimi
dhe zbulimi i krimit ndërkufitar; masat ndaj
personave që kanë nevojë për mbrojtje
ndërkombëtare; ndërtimi i infrastrukturës kufitare;
plani i emergjencave dhe zhvillimi i mëtejshëm i
sistemeve të IT-së për përmirësimin e kontrollit
kufitar.
Parimet themelore të administrimit efektiv të
kufijve janë garantimi i kufijve të hapur për lëvizjen
e personave e të mallrave dhe kufijve të sigurt ndaj
aktiviteteve kriminale që kërcënojnë stabilitetin, që
nënkupton se kontrollet kufitare duhet të mbajnë
një ekuilibër midis rrjedhës së qetë të trafikut dhe
nevojës për të garantuar sigurinë e brendshme.
Për të realizuar në mënyrën më të mundshme
efektive kontrollin kufitar, aktivitetet do të
përqendrohen në përmirësimin e kapaciteteve
administrative të gjitha shërbimeve të përfshira në
menaxhimin e integruar të kufijve, forcimin e
kapaciteteve operacionale dhe teknike, duke
vazhduar
ndërtimin,
modernizimin
dhe
mirëmbajtjen e infrastrukturën kufitare dhe
përmirësimin e sistemeve të informacionit.
Mbikëqyrja kufitare do të mb��shtetet në
analizën e rrezikut, me angazhimin e patrullave të
lëvizshme, të mbështetura nga sistemet teknike, të
palëvizshme dhe të lëvizshme, të mbikëqyrjes.
Planet e masave të Policisë së Shtetit do të
zhvillohen, vazhdimisht, për të përmirësuar
gatishmërinë operacionale.
Kompetencat dhe detyrimet ligjore për
kontrollet efektive kufitare në pikat e kalimit kufitar
janë të ndara sipas detyrave funksionale të punës
ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit që operojnë
në kufi, me kompetencat e tyre ligjore dhe
Select target paragraph3
Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents