Kodi Penal Viti 2014 Neni 26 Bashkëpunëtorët Bashkëpunëtorë për kryerjen e veprës penale quhen: organizatorët, ekzekutorët, shtytësit dhe ndihmësit. Organizatorë quhen ata persona që organizojnë dhe drejtojnë veprimtarinë për kryerjen e veprës penale. Ekzekutorë janë personat që kryejnë veprime të drejtpërdrejta për realizimin e veprës penale. Shtytës quhen personat që nxisin bashkëpunëtorët e tjerë për kryerjen e veprës penale. Ndihmës quhen personat që me këshilla, udhëzime, dhënie mjetesh, largim të pengesave, dhënie të premtimit për fshehjen e bashkëpunëtorëve, të gjurmëve apo të sendeve që rrjedhin nga vepra penale, ndihmojnë për kryerjen e saj. Neni 27 Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve Organizatorët, shtytësit dhe ndihmësit kanë përgjegjësi si edhe ekzekutorët për veprën penale të kryer prej tyre. Në caktimin e dënimit për bashkëpunëtorët, gjykata duhet të mbajë parasysh shkallën e pjesëmarrjes së secilit dhe rolin e luajtur në kryerjen e veprës penale. Neni 28 Banda e armatosur dhe organizata kriminale Banda e armatosur dhe organizata kriminale përfaqësojnë forma të bashkëpunimit të veçantë që dallohen jo vetëm nga numri i pjesëmarrësve, por edhe nga shkalla e organizimit dhe e qëndrueshmërisë së tyre për kryerjen e një numri veprash penale. Organizata kriminale përfaqëson shkallën më të lartë të bashkëpunimit për kryerjen e veprimtarisë kriminale të qëndrueshme. Krijimi dhe pjesëmarrja në bandë të armatosur dhe në organizata kriminale, si dhe kryerja e veprave penale prej tyre, cilësohen si vepra penale më vete dhe dënohen sipas parashikimeve të Pjesës së Posaçme të këtij Kodi. Pjesëtarët e bandës së armatosur dhe të organizatës kriminale janë përgjegjës për të gjitha veprat penale të kryera nga banda dhe organizata, kur kanë vepruar si organizatorë, ekzekutorë, shtytës dhe ndihmës. Pjesëtari i bandës së armatosur dhe i organizatës kriminale përjashtohet nga përgjegjësia penale për pjesëmarrjen në to kur pendohet dhe vihet në ndihmë të organeve kompetente për parandalimin e veprimtarisë dhe zbulimin e bashkëpunëtorëve. Shërben si rrethanë për zbutjen e dënimit, dhe në raste të veçanta edhe për uljen e tij nën minimumin e parashikuar nga ligji, kur pjesëtari i bandës së armatosur dhe i organizatës kriminale që ka kryer vepra penale, pendohet dhe bashkëpunon me organet kompetente për zbulimin e veprimtarisë dhe bashkëpunëtorëve të tjerë. Gjykata, kur çmon se roli i pjesëtarit të penduar të bandës së armatosur dhe të organizatës kriminale nuk është kryesor, kur veprat e kryera prej tij nuk janë me rrezikshmëri të theksuar dhe kur ndihma e dhënë për zbulimin e veprimtarisë dhe bashkëpunëtorëve të bandës apo organizatës kriminale është e rëndësishme, mund ta përjashtojë atë nga dënimi. Faqe|133

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents