Kodi Penal Viti 2014 Neni 43 Publikimi i vendimit gjyqësor Publikimi i vendimit gjyqësor jepet nga gjykata kur çmon se njohja e përmbajtjes së vendimit ka interes për persona juridikë e fizikë. Publikimi i vendimit gjyqësor konsiston në detyrimin e të dënuarit që me shpenzimet e veta të publikojë në një apo disa gazeta ose stacione radiotelevizive tërësisht apo pjesërisht vendimin gjyqësor, sipas urdhërimit të bërë nga gjykata. Data e publikimit dhe kohëzgjatja e tij caktohen nga gjykata. Organet e shtypit dhe të radiotelevizionit janë të detyruar të bëjnë publikimin e vendimit gjyqësor të dërguar nga gjykata. Publikimi i vendimit gjyqësor nuk jepet kur rrezikohet përhapja e sekretit shtetëror, cenohet jeta intime e personave ose preket morali shoqëror. Neni 44 Mënyra e vuajtjes së dënimeve plotësuese Kur gjykata, së bashku me një dënim me burgim, jep edhe një ose disa nga dënimet plotësuese të përmendura në nenin 30 të këtij Kodi, zbatimi i tyre fillon së bashku me vuajtjen e dënimit kryesor. Për numrat 1, 3, 5, 6, 7 dhe 8 të nenit 30 të këtij Kodi zbatimi i tyre fillon pas vuajtjes së dënimit me burgim. Të drejtat e cenuara nga dënimet plotësuese i dënuari nuk mund t’i ushtrojë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit me burgim. Neni 45 Masat penale për personat juridikë Gjykata, kur gjatë shqyrtimit gjyqësor provon se një person juridik ushtron veprimtari që përbëjnë vepra penale, mund të urdhërojë : Mbylljen tërësisht apo pjesërisht të veprimtarisë dhe konfiskimin e të ardhurave, mjeteve dhe çdo pasurie tjetër të siguruar nga ajo veprimtari. Neni 46 Masat mjekësore dhe edukuese Masat mjekësore mund të jepen nga gjykata ndaj personave të papërgjegjshëm që kanë kryer vepër penale, ndërsa masat edukuese mund të jepen ndaj të miturve që përjashtohen nga dënimi ose që për shkak të moshës nuk kanë përgjegjësi penale. Masat mjekësore janë: 1. Mjekimi i detyruar ambulator 2. Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor Masa edukuese është: 1. Vendosja e të miturit në një institucion edukimi Vendimi gjyqësor për masat mjekësore dhe edukuese është i revokueshëm në çdo kohë kur zhduken rrethanat për të cilat ai është dhënë, por në çdo rast, gjykata, kryesisht, është e detyruar që pas kalimit të një viti nga dita e dhënies së vendimit, të marrë në shqyrtim vendimin e saj. Rregullat për revokimin e vendimit gjyqësor që përmban masën mjekësore dhe edukuese, parashikohen në Kodin e Procedurës Penale. Faqe|137

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents