Kodi Penal Viti 2014 Kur i dënuari, pas dhënies së vendimit, por para vuajtjes së plotë të dënimit, kryen një vepër penale të re, gjykata bën bashkimin e dënimit të ri me pjesën e mbetur të dënimit të mëparshëm, duke ndjekur rregullat e parashikuara nga neni 55 i këtij Kodi. Neni 57 Llogaritja e paraburgimit Koha e paraburgimit llogaritet në dënimin me burgim ose me gjobë, si dhe në detyrimin për kryerjen e një pune në interes publik si më poshtë : Një ditë paraburgim baras me një ditë e gjysmë burgim. Një ditë paraburgim baras me një mijë lekë gjobë. Një ditë paraburgim baras me tetëmbëdhjetë orë pune në interes publik. KREU VII ALTERNATIVAT E DËNIMIT ME BURGIM Neni 58 Copëzimi i dënimit me burgim Për dënimet gjer në një vit burgim, gjykata, kur vëren rrethana të rënda familjare, mjekësore, profesionale apo shoqërore, vendos që dënimi të ekzekutohet me copëzime jo më të vogla se dy ditë në javë. Në çdo rast ekzekutimi i vendimit duhet të përfundojë brenda tre vjetëve. Kur këto rrethana nuk ekzistojnë më, ose kur i dënuari shkel detyrimet e caktuara në vendim, gjykata bën revokimin e vendimit të dhënë me copëzim. Neni 59 Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim Për shkak të rrezikshmërisë së pakët të personit dhe rrethanave të kryerjes së veprës penale, gjykata, kur jep dënim me burgim gjer në pesë vjet, mund të urdhërojë që i dënuari të vihet në provë duke u pezulluar ekzekutimi i dënimit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale po aq të rëndë apo më të rëndë. Afati i provës është tetëmbëdhjetë muaj gjer në pesë vjet. Neni 60 Masat ndaj të dënuarit të vënë në provë I dënuari i vënë në provë, mund të detyrohet nga gjykata të plotësojë një apo më tepër prej masave të mëposhtme: 1. Të ushtrojë një veprimtari profesionale ose të marrë një arsim apo formim profesional. 2. Të paguajë rregullisht pensionet familjare. 3. Të riparojë dëmin civil të shkaktuar. 4. Të ndalohet të drejtojë automjete të caktuara. 5. Të mos ushtrojë veprimtari profesionale kur vepra penale ka lidhje me këtë veprimtari. 6. Të mos frekuentojë vende të caktuara. 7. Të mos frekuentojë lokale që shërbejnë pije alkoolike. 8. Të qëndrojë në banesën e tij në orare të caktuara. 9. Të mos shoqërohet me persona të caktuar, kryesisht me të dënuar apo bashkëpunëtorët e veprës penale. Faqe|140

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents