Kodi Penal Viti 2014 Neni 95 Dhënia e mjeteve për ndërprerjen e shtatzanisë Dhënia e mjeteve që shërbejnë për ndërprerjen e shtatzanisë një gruaje me qëllim që kjo të kryejë vetë ose me ndihmën e ndonjë tjetri ndërprerje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 96 Mjekimi i pakujdesshëm Mjekimi i pakujdesshëm i të sëmurëve nga ana e mjekut ose e personelit tjetër mjekësor, si dhe moszbatimi i terapisë ose i porosive të mjekut nga personeli mjekësor apo farmacist, kur ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të shëndetit, ka rrezikuar jetën e personit ose ka shkaktuar vdekjen e tij, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 97 Mosdhënia ndihmë Mosdhënia e ndihmës, pa shkaqe të arsyeshme nga ana e personit që me ligj ose për shkak të detyrës detyrohej ta jepte atë, kur si pasojë e saj është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit, rrezikimi i jetës ose vdekja, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 98 Mosdhënia e ndihmës nga kapiteni i anijes Mosdhënia e ndihmës nga kapiteni i anijes njerëzve që janë duke u mbytur në det ose në ujëra të tjera, kur kjo ndihmë mund të jepej pa rrezik serioz për anijen, ekuipazhin dhe udhëtarët, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet. Neni 99 Shkaktimi i vetëvrasjes Shkaktimi i vetëvrasjes ose i tentativës së vetëvrasjes të një personi, si rrjedhojë e trajtimit të keq sistematik ose nga sjellje të tjera sistematike që prekin rëndë dinjitetin, të kryera nga personi që e ka në vartësi materiale apo çfarëdolloj vartësie tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. SEKSIONI VI KRIME SEKSUALE Neni 100 Marrëdhënie seksuale me të mitura Kryerja e marrëdhënieve seksuale me të miturën, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Kur marrëdhënia seksuale kryhet me dhunë ose kur i janë shkaktuar të dëmtuarës pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e të miturës, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet. Faqe|147

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents