Kodi Penal Viti 2014 Neni 140 Vjedhja me armë vjet. Vjedhja e pasurisë e shoqëruar me përdorim arme dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet Neni 141 Vjedhja me pasojë vdekjen Vjedhja e pasurisë, kur është shoqëruar me dhunime që kanë sjellë vdekjen e personit, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet ose me burgim të përjetshëm a me vdekje. Neni 142 Sigurimi i mjeteve për vjedhje Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të vjedhur pasurinë dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. SEKSIONI II MASHTRIMET Neni 143 Mashtrimi Vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 144 Mashtrimi në subvencione Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht subvencione nga shteti, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet. Neni 145 Mashtrimi në sigurime Paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 146 Mashtrimi në kredi Mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht kredi duke regjistruar në mënyrë fiktive në hipotekë objekte që nuk ekzistojnë, ose tej vlerës së tyre reale, ose në pronësi të një tjetri, të bëra me qëllim për të mos kthyer më kredinë e marrë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. Faqe|154

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents