Kodi Penal Viti 2014 Neni 8 Neni 74 ndryshohet si vijon: “Krime kundër njerëzimit Vrasjet, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër njerëzore të kryera, sipas një plani konkret të paramenduar, kundër një grupi të popullsisë civile për motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 9 Neni 77 ndryshohet si vijon: “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër Vrasja me dashje, që paraprin, shoqëron, fsheh ose pason një krim tjetër, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet.” Neni 10 Neni 78 ndryshohet si vijon: “Vrasja me paramendim Vrasja me paramendim dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet. Vrasja e kryer për interes, hakmarrje a gjakmarrje dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.” Neni 11 Neni 79 ndryshohet si vijon: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese Vrasja me dashje e kryer: ndaj të miturit; b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura; c) ndaj deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit, ushtarakut, nëpunësit publik, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura; ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse; d) më shumë se një herë; dh) kundër dy ose më shumë personave; e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës; ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 12 Pas nenit 83 të shtohet neni 83/a me këtë përmbajtje: Faqe|195

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents