Kodi Penal Viti 2014 2. Nëse produktet e veprës penale janë transformuar ose shndërruar pjesërisht ose plotësisht në pasuri të tjera, këto të fundit i nënshtrohen konfiskimit. 3. Nëse produktet e veprës penale janë bashkuar me pasuri të fituara në rrugë të ligjshme, këto të fundit konfiskohen deri në vlerën e produkteve të veprës penale. 4. Konfiskimit i nënshtrohen edhe të ardhurat ose përfitimet e tjera nga produktet e veprës penale, nga pasuritë në të cilat janë transformuar ose shndërruar produktet e veprës penale ose nga pasuritë me të cilat janë përzier këto produkte, në të njëjtën masë dhe mënyrë sikurse produktet e veprës penale. Neni 5 Pas nenit 124 shtohet nenit 124/a me këtë përmbajtje: "Neni 124/a Kërkimi ose marrja e shpërblimeve për procedurat e birësimit Kërkimi, propozimi, dhënia ose pranimi i shpërblimeve dhe përfitimeve të tjera, për të kryer ose për të mos kryer një veprim, që lidhet me procesin e birësimit të një të mituri, dënohen me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga 300 mijë lekë deri në 3 milionë lekë. Neni 6 Pas nenit 179 shtohet neni 179/a me këtë përmbajtje: "Neni 179/a Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë Mosdeklarimi, në hyrje ose dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, i shumave në të holla, i çdo lloj forme të çekut bankar, metaleve ose gurëve të çmuar, si dhe i sendeve të tjera me vlerë, përtej vlerës së parashikuar nga ligji, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.” Neni 7 Pas nenit 230 shtohet nenit 230/a me këtë përmbajtje: "Neni 230/a Financimi i terrorizmit Financimi i terrorizmit ose mbështetja në çdo formë e tij dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm dhe me gjobë nga 5 milionë lekë deri në 10 milionë lekë.”. Neni 8 Neni 287 ndryshohet si më poshtë: "Neni 287 Pastrimi i produkteve të veprës penale 1. Pastrimi i produkteve të veprës penale i kryer nëpërmjet: Faqe|218

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents