Kodi Penal Viti 2014 b) për ta ndëshkuar për një veprim të kryer ose që dyshohet të jetë kryer prej/ose një personi tjetër; c) për ta frikësuar ose bërë presion mbi të ose një person tjetër; ç) për çdo qëllim tjetër të bazuar në çfarëdolloj forme diskriminimi; d) çdo akt tjetër çnjerëzor apo poshtërues; përbëjnë vepër penale dhe dënohen me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.”. Neni 11 Në nenin 140 hiqen fjalët “pa leje”. Neni 12 Paragrafi i parë i nenit 170/b “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës” ndryshohet si më poshtë: “Kryerja, gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare, e veprimeve të konkurrencës me anë të kërcënimit ose dhunës dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.”. Neni 13 Në paragrafin e parë të nenit 192/b “Ndërhyrja në transmetimet kompjuterike” hiqen fjalët “përbën kundërvajtje penale dhe”. Neni 14 Titulli i kreut VII ndryshohet: “VEPRA ME QËLLIME TERRORISTE”. Neni 15 Neni 230 ndryshohet si më poshtë: “Neni 230 Vepra me qëllime terroriste Kryerja e veprave të mëposhtme, me qëllim përhapjen e panikut në popullatë ose për të detyruar organe shtetërore, shqiptare ose të huaja, të kryejnë ose të mos kryejnë një akt të caktuar, ose për të shkatërruar apo destabilizuar, në mënyrë serioze, struktura thelbësore politike, kushtetuese, ekonomike ose sociale të shtetit shqiptar, të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Veprat me qëllime terroriste përfshijnë, por nuk kufizohen në: a) veprat kundër personit, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen ose plagosjen e rëndë; b) pengmarrjen ose rrëmbimin e personit; c) shkatërrimin serioz të pronës publike, infrastrukturës publike, sistemit të transportit, sistemit të informacionit, platformave fikse kontinentale, pronës private në përmasa të mëdha, duke rrezikuar jetën e personave; ç) rrëmbimin e avionëve, anijeve ose të mjeteve të tjera të transportit; d) prodhimin, mbajtjen, blerjen, transportin ose tregtimin e lëndëve shpërthyese, armëve të zjarrit, atyre biologjike, kimike, nukleare, si dhe kërkimin shkencor për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë, të përmendura më sipër; Faqe|242

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents