Kodi Penal Viti 2014 LIGJ Nr.9859, datë 21.1.2008 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 81 pikat 1 dhe 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e deputetes Majlinda Bregu, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, bëhen këto ndryshime: Neni 1 Në nenin 117, pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Përdorimi i të miturit për prodhimin e materialeve pornografike, si dhe shpërndarja ose publikimi i tyre në internet apo në forma të tjera, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në pesë milionë lekë.”. Neni 2 Pas nenit 124/a shtohet neni 124/b me këtë përmbajtje: “Neni 124/b Keqtrajtimi i të miturit Keqtrajtimi fizik ose psikologjik i të miturit nga personi që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me burgim nga tre muaj deri në dy vjet. Detyrimi i të miturit për të punuar, për të siguruar të ardhura, për të lypur apo për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij dënohet me burgim deri në katër vjet dhe me gjobë nga pesëdhjetë mijë deri në një milion lekë. Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e të miturit, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet.”. Neni 3 Në nenin 128/b, paragrafi i parë, pas fjalës “rekrutimi” shtohet fjala “shitja”. Neni 4 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.5606, datë 6.2.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi Faqe|250

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents