Kodi Penal Viti 2014 “12. Heqja dorë nga përdorimi i alkoolit ose drogës.”. dh) Pas pikës 12 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Në përcaktimin e detyrimeve për të dënuarin, gjykata merr parasysh moshën e të dënuarit, gjendjen mendore, mënyrën e jetesës dhe nevojat e tij, veçanërisht ato të lidhura me familjen, edukimin ose punën, motivet e kryerjes së veprës penale, qëndrimin pas kryerjes së veprës penale, si dhe rrethana të tjera, që ndikojnë nё vendosjen e detyrimeve, sipas këtij neni dhe mbikëqyrjen e tyre.”. Neni 6 Neni 61 ndryshohet si më poshtë: “Neni 61 Detyrimet e të dënuarit gjatë kohës së provës Gjatë kohës së provës i dënuari është i detyruar: a) të paraqitet rregullisht dhe tё informojё nё vazhdimёsi shёrbimin e provёs pёr pёrmbushjen e kushteve dhe detyrimeve tё caktuara nga gjykata; b) tё marrë pëlqimin nga shërbimi i provës për ndryshimin e vendbanimit, qendrës së punës apo për lëvizjet e shpeshta brenda vendit.”. Neni 7 Neni 62 ndryshohet si më poshtë: “Neni 62 Shkelja e kushteve dhe e detyrimeve gjatë kohës së provës Nëse i dënuari, gjatë afatit të provës, kryen një vepër tjetër penale, gjykata mund të ndryshojë detyrimet që ka vendosur, ta zëvendësojë dënimin e dhënë me një dënim tjetër, apo ta revokojë, tërësisht ose pjesërisht, vendimin e pezullimit. Nëse i dënuari, gjatë afatit të provës, shkel kushtet ose detyrimet që i janë vendosur, shërbimi i provës i raporton menjëherë prokurorit. Pёr shkelje tё lehta dhe pёr herё tё parё tё kushteve ose tё detyrimeve qё i janё vendosur nga gjykata, prokurori ka tё drejtё tё japё paralajmёrim, i cili regjistrohet nё dosjen personale tё tё dёnuarit. Pёr shkelje tё rёnda ose tё pёrsёritura, prokurori i kёrkon gjykatёs ndryshimin e detyrimit tё vendosur, shtimin e detyrimeve tё tjera, zёvendёsimin e tyre me njё sanksion tjetёr, ose revokimin e vendimit tё pezullimit tё dёnimit dhe vuajtjen e pjesёs sё mbetur tё dёnimit nё burg.”. Neni 8 Në nenin 63 bëhen këto ndryshime: a) Paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë: “Puna me interes publik nënkupton kryerjen nga i dënuari të një pune, me pëlqimin e tij dhe pa shpërblim, në favor të interesit publik apo shoqatës së caktuar në vendimin e gjykatës, për një kohë nga dyzet deri në dyqind e dyzet orë.”. b) Paragrafi i pestë ndryshohet si më poshtë: “Në vendimin e saj gjykata përcakton numrin e orëve të punës dhe detyrimin që i dënuari të mbajë kontakte me shërbimin e provës. Shërbimi i provës vendos llojin e punës që do të kryhet, përcakton vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur, punësimin e rregullt të të dënuarit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.”. Faqe|255

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents