Kodi Penal Viti 2014 dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dhe me gjobë nga pesë milionë lekë gjer në dhjetë milionë lekë. Dispozitat e këtij neni zbatohen: a) për të gjitha fondet, ku përfshihen pasuri të çdo lloji, të trupëzuara ose të patrupëzuara, të luajtshme ose të paluajtshme, pavarësisht nga mënyra e fitimit të tyre, dhe dokumente ligjore ose instrumente të çdo lloji, edhe në formë elektronike ose digjitale, që tregojnë të drejta ose interesa mbi pasuri të tilla, përfshirë kreditë bankare, çeqet e udhëtarëve, çeqet bankare, urdhërpagesat, aksionet, letrat me vlerë, bonot, çeqet e garantuara bankare, letrat e kreditit, si dhe çdo instrument tjetër financiar, të ngjashëm me to; b) pavarësisht nëse personi që kryen një nga veprat e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, ndodhet në të njëjtin shtet a në një shtet të ndryshëm nga ai, në të cilin ndodhet organizata terroriste a terroristi i vetëm ose nga shteti në të cilin është kryer a do të kryhet vepra me qëllime terroriste; c) në rastin e parashikuar nga paragrafi i parë i këtij neni, pavarësisht nëse fondet janë përdorur në fakt për të kryer veprën ose veprat, për të cilat ishin dhënë ose grumbulluar, apo nëse mund të vendoset një lidhje mes fondeve dhe një apo më shumë veprave konkrete me qëllime terroriste. Dijenia dhe qëllimi, sipas paragrafit të parë të këtij neni, nxirren nga rrethana fakti objektive.”. Neni 29 Pas nenit 244 shtohet neni 244/a me këtë përmbajtje: “Neni 244/a Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, nëpunësit të huaj publik, nëpunësit të një organizate publike ndërkombëtare, anëtarit të një asambleje të huaj publike apo anëtarit të një asambleje ndërkombëtare parlamentare, për të kryer ose për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohen me burgim, nga gjashtë muaj gjer në tre vjet dhe me gjobë nga treqind mijë gjer në tre milionë lekë.”. Neni 30 Në nenin 245/1 paragrafi i parë bëhen këto ndryshime: 1. Fjalët “përbëjnë vepër penale dhe” hiqen. 2. Fjalët “dy vjet” zëvendësohen me fjalët “tre vjet”. Neni 31 Pas nenit 246 shtohet neni 246/a me këtë përmbajtje: “Neni 246/a Ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël dhe i shoqërisë audituese pa qenë i regjistruar Përvetësimi i titullit profesional të ekspertit kontabël, ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël apo përdorimi i emërtimeve, si shoqëri audituese, pa qenë regjistruar më parë në regjistrin publik të ekspertëve kontabël, si dhe përdorimi i çfarëdo titulli, që synon të krijojë një ngjashmëri ose një konfuzion me këta tituj profesionalë apo emërtime, kur është dhënë më parë masë administrative, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”. Faqe|272

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents