Kodi Penal Viti 2014 Neni 49 Pas nenit 327 shtohet neni 327/a me këtë përmbajtje: “Neni 327/a Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar Votimi më shumë se një herë në të njëjtat zgjedhje, votimi për persona të tjerë, duke paraqitur dokumente identifikimi të rreme apo duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë dënohet me burgim nga një gjer në tre vjet. Lejimi me dashje i kryerjes së kësaj vepre nga komisionerët zgjedhorëdënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet. Lejimi me dashje nga komisionerët zgjedhorë i votimit, pa kryer identifikimin e shtetasit sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në një vit.”. Neni 50 Neni 328 ndryshohet si më poshtë: “Neni 328 Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet. Pranimi i të hollave, të mirave materiale, premtimeve dhe favorizimeve të tjera kundrejt kryerjes së veprimeve të mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.”. Neni 51 Pas nenit 328 shtohet neni 328/a me këtë përmbajtje: “Neni 328/a Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike Detyrimi i shtetasve nën varësi administrative, kundër vullnetit të tyre apo nën kanosjen e përdorimit të masave administrative, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në një vit.”. Neni 52 Neni 329 ndryshohet si më poshtë: Faqe|278

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents