Kodi Penal Viti 2014 b) Në paragrafin e parë fjalët “dënohen me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga dy milionë deri në pesë milionë lekë” zëvendësohen me fjalët “si brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dënohen me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet”. c) Pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Kur kjo vepër kryhet ndaj një personi të rritur të gjinisë femërore dënohet me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”. ç) Paragrafi i tretë ndryshohet si më poshtë: “Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike a psikike ndaj të dëmtuarit, për të kryer veprime të ndryshme, sjell pasoja të rënda për shëndetin, ose rrezikon jetën e tij, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.”. Neni 27 Pas nenit 110/a shtohen nenet 110/b dhe 110/c me këtë përmbajtje: “Neni 110/b Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar, apo i shërbimeve që janë objekt i shfrytëzimit nga trafikimi, duke pasur dijeni që personi është i trafikuar, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj një fëmije dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Neni 110/c Veprimet që lehtësojnë trafikimin Falsifikimi, zotërimi ose sigurimi i dokumentit të identitetit, i pasaportave, i vizave ose i dokumenteve të tjera të udhëtimit apo mbajtja, heqja, fshehja, dëmtimi ose shkatërrimi i tyre, që kanë shërbyer për trafikimin e personave të rritur, por pa pasur dijeni për këtë fakt, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, apo është kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën, vizën apo dokumentin e udhëtimit, ose ka mundësuar trafikimin e fëmijëve, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet. Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.”. Neni 28 Neni 114 ndryshohet si më poshtë: “Neni 114 Shfrytëzimi i prostitucionit Shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e prostitucionit dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet me të mitur, ndaj disa personave, me persona me të cilët ekzistojnë lidhje të afërta gjinie, krushqie, kujdestarie, apo duke përfituar nga raportet zyrtare, ose kryhet në bashkëpunim apo më shumë se një herë, ose nga persona të ngarkuara me funksione shtetërore dhe publike, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”. Faqe|289

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents