Kodi Penal Viti 2014 Neni 34 Pas nenit 137 shtohet neni 137/a me këtë përmbajtje: “Neni 137/a Vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike Vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike dënohet me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.”. Neni 35 Pas nenit 144 shtohet neni 144/a me këtë përmbajtje: “Neni 144/a Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar Organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese, me qëllim fitimin material për vete apo për të tjerët, nëpërmjet mospagimit, apo përfitimit të kreditimit ose rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.”. Neni 36 Neni 180 ndryshohet si më poshtë: “Neni 180 Fshehja e të ardhurave “Fshehja apo shmangia nga pagimi e detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara, apo deklaratave ose informacioneve të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, apo kontributit, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se pesë milionë lekë, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se tetë milionë lekë, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet.”. Neni 37 Pas nenit 182 shtohet neni 182/a me këtë përmbajtje: “Neni 182/a Prishja e shenjave të bllokimit apo pezullimit të veprimtarisë tregtare Prishja me dashje e shenjave dalluese të vendosura nga administrata tatimore për bllokimin apo pezullimin e veprimtarisë tregtare, apo ushtrimi i veprimtarisë tregtare pas njoftimit të vendimit të administratës tatimore për bllokimin apo pezullimin e saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.”. Faqe|291

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents