Kodi Penal Viti 2014 Akoma më e theksuar bëhet shkelja e këtij ligji kushtetues si rezultat i formulimit jo të saktë të dy paragrafeve të tjerë të nenit 43 të ligjit të ri. Në paragrafin e dytë të kësaj dispozite thuhet : "Gjykata e shkallës së parë, pas kalimit të 5 ditëve nga nxjerrja e urdhërit të arrestimit, me kërkesën e prokurorit ose në bazë të ankimit të personit të arrestuar vlerëson urdhërin e arrestimit". Siç del nga përmbajtja e kësaj pjese të ligjit, duhet të kalojnë edhe 5 ditë të tjera nga çasti i nxjerrjes së urdhërit të arrestimit, që gjykata të bëjë vlerësimin e tij. Sigurisht që një formulim i tillë është i pasaktë dhe kjo pasaktësi të çon në interpretime të gabuara sepse ngatërohet instituti i vlerësimit të arrestit me atë të revokimit ose zëvëndësimit të kësaj mase sigurimi, të cilat siç dihet janë dy momente që ndryshojnë krejtësisht nga njëri-tjetri. Tepër flagrante janë edhe shkeljet kushtetuese që vërehen në ndërtimin e paragrafit të fundit të nenit 43 të ligjit të sipërpërmendur. Në këtë dispozitë është parashikuar se në rast se kundër vendimit të gjykatës për lirimin e personit të arrestuar bëhet apel ose rekurs i drejtpërdrejtë nga ana e prokurorit, atëhere vendimi për lirimin e menjëhershëm të personit të arrestuar pezullohet deri në marrjen e vendimit nga ana e gjykatës që shqyrton ankimin. Është mëse e qartë se pezullimi i këtyre vendimeve gjyqësore përbën një nga shkeljet më flagrante të së drejtës së lirisë dhe të sigurisë, të parashikuar nga neni 5 i Ligjit Kushtetues nr.7692, datë 31.3.1993 dhe neni 5 i Konventës Europiane "Për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive themelore të Njeriut". Pas vendimit për lirimin nga gjykata, personi nuk mund të mbahet në gjendjen e privimit të lirisë. Një konkluzion i tillë del nga vetë përmbajtja e nenit 5 të ligjit kushtetues, i cili ka gjetur pasqyrim të plotë në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. Madje, sipas këtyre dispozitave, personi i ndaluar ose i arrestuar duhet të lirohet menjëherë edhe në rastet kur gjykata nuk arrin të bëjë vlerësimin e këtyre masave brenda 48 orëve. PËR KËTO ARSYE, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në bazë të nenit 24 të ligjit nr.7561, datë 29.4.1992 "Për disa ndryshime e plotësime në ligjin nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me shumicë votash, VENDOSI: Shfuqizimin si antikushtetues të nenit 43 të ligjit nr.8175, datë 23.12.1996 "Për disa ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 "Për Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë". Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare. MENDIMI I PAKICËS Jemi pjesërisht kundër vendimit të shumicës dhe konkretisht për 1ënien në fuqi të paragrafit të parë dhe të tretë të nenit 43 dhe për shfuqizimin e paragrafit të dytë dhe të fundit për këto arsye : 1. Paragrafi i parë i atij neni nuk ka përmbajtje antikushtetuese derisa nuk e ka1on afatin e 48 orëve për arrestimin apo nda1imin dhe sepse nuk vjen në kundërshtim edhe me nenin 5 të ligjit për "Të drejtat dhe lirite theme1ore te njeriut", dhe as me ndonjë Konventë Ndërkombëtare; 2. Paragrafi i tretë që përmban se : "Gjykata në v1erësimin e urdhërit të arrestimit zbaton në përputhje me ketë rregun, dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, që përcaktojnë rregu11at procedura1e për gjykimin e v1erësimit të arrestimit ose të ndalimit", nuk bën gjithashtu asnjë shke1je dhe është një provë tjetër e shke1jeve të paragrafit të dytë. Tiranë, më 5.12.1997 ANËTAR H. Dakli Faqe|302 ANËTARI M. Konomi

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents