Kodi Penal Viti 2014 rrjedhojë e mbrojtjes së një të drejte më të rëndësishme kushtetuese, kërkohet të hiqet jeta e dikujt. Prandaj për të kuptuar drejt formulimin e nenit 21 të Kushtetutës, sipas të cilit jeta e personit mbrohet me ligj, është e nevojshme që ai të analizohet edhe në këtë drejtim. Neni 21 i Kushtetutës nuk do të kuptohet plotësisht dhe interpretohet drejt, nëse nuk do të analizohet nën frymën e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Konventa në nenin 2, pika 2 parashikon se: “Vdekja nuk quhet e shkaktuar në kundërshtim me këtë nen, në rastet kur ajo është pasojë e përdorimit të forcës, kur një gjë e tillë bëhet absolutisht e domosdoshme: a)për të siguruar mbrojtjen kundër dhunës të paligjshme; b)për të kryer një arrestim të rregullt ose për të penguar arratisjen e nje personi ligjërisht të burgosur; c)për të kundërshtuar, në përputhje me ligjin, një rebelim ose një kryengritje”. Sipas kësaj dispozite të Konventës, jeta e njeriut mund të hiqet dhe kjo lloj vdekje që i shkaktohet atij, qoftë dhe nga shteti, nëpërmjet organeve të tij, nuk ka të bëjë aspak, si dhe nuk mund të jetë e njëjtë me dënimin me vdekje, si lloj dënimi të dhënë nga gjykata, por është e lidhur me ato raste përjashtimore, shprehimisht të sipërcituara. Në këtë kuptim duhet interpretuar ai rregullim ligjor i mbrojtjes së jetës së njeriut që kërkon neni 21 i Kushtetutës. Ligji është ai, të cilit i jepet e drejta, që në raste të veçanta dhe që kanë lidhje me vdekjen, në kuptim të nenit 2, pika 2 të Konventës, të lejojë edhe heqjen e jetës për njeriun. Konkretisht këto raste kanë gjetur rregullimin e tyre ligjor në dispozitat e përgjithshme të Kodit Penal që parashikojnë institutin juridik të mbrojtjes së nevojshme, apo në Ligjin nr.8290, datë 24.02.1998 “Për përdorimin e armëve të zjarrit”, i cili i jep të drejtë Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, forcave të policisë, rojave civile të armatosura që të përdorin armët e zjarrit në rastet e sipërpërmendura. Pikërisht ky rregullim ligjor që i bëhet heqjes së jetës së njeriut në rastet e mbrojtjes së të drejtave të të tjerëve, apo të një vlere shumë më të madhe dhe të rëndësishme kushtetuese, ka gjetur shprehjen e vet në Kushtetutë, në nenin 17, pika 1 ku thuhet: “Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik, ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve”. Pra, kufizimet që vendos Kushtetuta, sipas paragrafit të parë të nenit 17 duhen kuptuar vetëm për ato raste kur ligjvënësit i njihet e drejta të parashikojë edhe heqjen e jetës për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve, duke mos nënkuptuar heqjen e jetës, nëpërmjet një vendimi gjyqësor, pasi dënimi me vdekje i zbatuar nga gjykata, nuk është as përjashtim dhe as kufizim që lejohet nga Kushtetuta. Gjithashtu, Kushtetuta jonë në shumë dispozita të saj dhe kryesisht në kapitullin e të drejtave dhe lirive themelore i referohet kryesisht Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Konventa duke i respektuar në maksimum të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe duke i konsideruar të drejtën për jetën dhe dinjitetin njerëzor si të drejta të padhunueshme e të pakufizueshme dhe që përbëjnë thelbin e çdo të drejte tjetër njerëzore, nuk e pranon, por e ndalon ekzistencën e dënimit me vdekje për shtetet anëtare të saj. Prandaj është e rëndësishme që interpretimi i nenit 21 të Kushtetutës duhet parë i lidhur ngushtë sidomos me nenin 17, pika 2 ku parashikohet: “Këto kufizime nuk mund të cënojnë thelbin e lirive dhe të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut”. Kushtetuta ka pranuar në nenet 5, 116 dhe 122 se Republika e Shqipërisë zbaton të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për të, duke i rradhitur marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara, të cilat përbëjnë pjesë të sistemit të brendshëm juridik, në hierarkinë e akteve normative që kanë fuqi përpara ligjeve. Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut është një nga këto marrëveshje ndërkombëtare, të cilën Shqipëria e ka nënshkruar dhe ratifikuar. Sipas nenit 1 të Protokollit nr.6, “Dënimi me vdekje hiqet. Askush nuk mund të ndëshkohet me një dënim të tillë, as të ekzekutohet”. Shqipëria nuk ka arritur që të ratifikojë aktualisht Protokollin nr.6 të kësaj Konvente, por nisur nga fakti që Kushtetuta në nenin 17, pika 2 nuk lejon për asnjë rast kufizime të lirive dhe të të drejtave të njeriut që mund të tejkalojnë ato kufizime të parashikuara në Konventë, kuptohet se dënimi me vdekje i parashikuar nga Kodi Penal është një tejkalim i konceptit dhe frymës që krijon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, si dhe i vetë Konventës, e cila nuk e parashikon një kufizim të tillë. Faqe|311

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents