Kodi Penal Viti 2014 dispozitat e Kodit Penal Ushtarak lidhur me aplikimin e llojeve të ndryshme të dënimeve, kur këto vepra penale kryhen në kohë paqeje. PËR KËTO ARSYE; Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë duke u bazuar në nenet 131, gërma “a”, 132 dhe 145 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe në nenin 41 të Ligjit nr.8373, datë 15.07.1998 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njëzëri, V E N D O S I: Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të dënimit me vdekje, në kohë paqeje, në nenet 29/1, 31, 73, 74, 75, 77, 78, 79, 109, 141, 208, 209, 219, 221, 230 dhe 334 të Kodit Penal dhe në nenet 59/2 dhe 77 të Kodit Penal Ushtarak. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë, hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet e tij juridike mbi të gjitha vendimet e gjykatave të cilat përmbajnë dënimin me vdekje dhe që nuk janë ekzekutuar. Tiranë, më 10.12.1999 Nr 58 i regjistrit themeltar. Nr 65 i vendimit. VENDIM Nr.11, datë 2.4.2008 NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Vladimir Kristo Kryetar i Gjykatës Kushtetuese Gjergj Sauli Anëtar i “ “ Fehmi Abdiu Anëtar i “ “ Kristofor Peçi Anëtar i “ “ Kujtim Puto Anëtar i “ “ Xhezair Zaganjori Anëtar i “ “ Petrit Plloçi Anëtar i “ “ Sokol Sadushi Anëtar i “ “ Sokol Berberi Anëtar i “ “ me sekretare Brunilda Bara, në datë 15.10.2007, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen nr.42/1 Akti që i përket: KËRKUES: GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR DURRËS. SUBJEKTE TË INTERESUARA: KUVENDI I SHQIPËRISË, përfaqësuar nga z.Lulzim Lelçaj, me autorizim. KËSHILLI I MINISTRAVE, përfaqësuar nga z.Enkelejd Alibeaj, me autorizim. KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË, përfaqësuar nga z.Selim Kryeziu, me autorizim. OBJEKTI: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i nenit 315 të Kodit Penal. BAZA LIGJORE: Nenet 7, 42 dhe 145 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës pretendon se neni 315 i Kodit Penal është i papajtueshëm me nenet 7, 42/2 dhe 145/1,3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për këto arsye: Faqe|314

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents