Kodi Penal Viti 2014 - Serbia, neni 355 i KP-së parashikon vetëm dënim me burg (nga 3 muaj deri në pesë vjet) për veprën penale të falsifikimit të një dokumenti zyrtar. 22. Ndërsa Kodi Penal Francez (seksioni 444/1 i KP-së) dhe Kodi Penal Italian (nenet 467 e vijues të KP-së), për veprat penale në fjalë parashikojnë aplikimin e dy dënime kryesore atë me burgim dhe atë me gjobë. 23. Nga të dhënat e mësipërme, Gjykata konstaton se pjesa më e madhe e legjislacioneve, përfshirë edhe ato të vendeve fqinje, për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare parashikojnë si sanksion një dënim të vetëm, atë me burgim dhe, në rastet kur janë parashikuar dy dënime kryesore ato janë alternative me njëra-tjetrën. Gjithsesi, edhe në ato vende (si p.sh. Italia 2) ku është parashikuar aplikimi njëkohësisht i dy dënimeve kryesore, tendenca e ligjvënësit, në kuptim të funksionit riedukativ të dënimit, është të diferencojë dënimin penal të të dënuarve duke caktuar një lloj dënimi që është në përpjesëtim me rrezikshmërinë e veprës penale, të autorit të saj, shkallën e fajit, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese. 24. Për sa i përket ratio të dënimit penal, Gjykata, në jurisprudencën e saj është shprehur se dënimi penal përmbush dy funksione të ndryshme, të cilat mund të konsiderohen si edukative. Nga njëra anë qëndron funksioni i parandalimit të përgjithshëm të veprave penale, pasi kërcënimi se shteti do të zbatojë sanksione penale sa herë që shtetasit do të kryejnë veprime të dënueshme nga legjislacioni penal, funksionon si një mënyrë për të dekurajuar dhe parandaluar cilindo nga shtetasit që të ndërmarrë veprime që bien në kundërshtim me normat penale. Nga ana tjetër qëndron funksioni i parandalimit të posaçëm, i cili lidhet drejtpërsëdrejti me autorin e veprës, pasi duke zbatuar sanksionin penal synohet riedukimi i tij në mënyrë që, pas kryerjes së dënimit, të mos ndërmarrë në të ardhmen veprime kriminale (shih vendimin nr. 19, datë 1.6.2011 të Gjykatës Kushtetuese). 25. Në përputhje me frymën e Kushtetutës, sanksioni penal i cilësdo natyre duhet të synojë vetëm riedukimin dhe më pas integrimin e të dënuarit në jetën shoqërore. Gjykata, duke pasur parasysh dhe doktrinën e konsoliduar europiane në këtë fushë, ka theksuar se, që të jetë i pranueshëm dënimi penal në aspektin kushtetues, në përputhje me nenin 17/1 të Kushtetutës, duhet të jetë i drejtë dhe në përpjesëtim me veprën. Në këtë mënyrë, që të mund të ketë një proces riedukativ të suksesshëm, duhet që ndëshkimi penal të perceptohet nga autori i veprës si i drejtë dhe në p��rpjesëtim me veprën e kryer (shih vendimin nr. 19, datë 1.6.2011 të Gjykatës Kushtetuese). 26. Gjykata ka vlerësuar se qëllimi i secilit prej dënimeve kryesore të parashikuara në Kodin Penal është i ndryshëm. Dënimi me burgim, duke konsistuar në një privim të lirisë, është konceptuar në të drejtën penale, edhe në kuptim të parimit të favor libertatitis, si extrema ratio. Pra, duke qenë se dënimi me burgim passjell sakrifikimin maksimal të lirisë personale të personit, kjo e fundit e mbrojtur nga Kushtetuta, ai është konsideruar nga ligjvënësi si masa e fundit shtrënguese si dhe dënimi më i rëndë ndër dënimet kryesore. Ndërsa, dënimi me gjobë lindi si një mënyrë për të shmangur dënimin me burgim, pasi konsiderohej si më e drejtë që personi të mund të paguante një shumë të hollash për vepra që kishin një rrezikshmëri të ulët shoqërore, pa pasur nevojë që të privohej nga liria. Qëllimi i dënimit me gjobë, në frymën e Kushtetutës, duhet rilexuar në kuptimin që funksioni riedukativ, për disa vepra të caktuara penale, mund të përmbushet edhe nga pagesa e një shume të caktuar, pa qenë nevoja që personi të privohet nga liria vetjake (shih vendimin nr. 19, datë 1.6.2011 të Gjykatës Kushtetuese). 27. Në këtë këndvështrim, Gjykata ka vlerësuar se dënimi me burgim dhe dënimi me gjobë janë dënime kryesore dhe në thelb të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se ndikimi i secilit prej tyre mbi të dënuarin, dhe procesin riedukativ ndaj tij, është shumë i ndryshëm, pasi qëllimi i dënimit me burgim është diametralisht i kundërt nga ai i dënimit me gjobë (shih vendimin nr. 19, datë 1.6.2011 të Gjykatës Kushtetuese). 28. Nga ana tjetër, Gjykata thekson se legjislacioni penal ka për detyrë të mbrojë vlera të rëndësishme, të tilla si: pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e tij territoriale, dinjitetin e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, rendin kushtetues, pronën etj. (shih nenin 1/b të KP-së). Ai bazohet në parimet kushtetuese 2 Në Itali ka pasur ndërhyrje të shumta të ligjvënësit, jo vetëm për zëvendësimin e disa dënimeve kryesore me ato plotësuese, por edhe (me DPR 30 qershor 2000 n. 230) në lidhje me legjislacionin e aplikimit të dënimeve, për t’i dhënë vlerë parimit kushtetues të funksionit riedukativ të dënimit. Faqe|336

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents