Kodi Penal Viti 2014 Neni 305/b Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore (Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 29) Kushdo që, gjatë hetimit, i pyetur nga një oficer i policisë gjyqësore që të japë informacionin e duhur, jep të dhëna, me gojë ose me shkrim, që ai i di se janë,tërësisht ose pjesërisht, të rreme apo fsheh fakte ose prova, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rast se akti është kryer në çdo fazë të procedimit penal nga një person i dyshuar ose i pandehur për veprën penale ose nga dikush, që duhej të ishte përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar, për çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte paralajmëruar për të drejtën për të mos dëshmuar apo për t’iu përgjigjur pyetjeve. Neni 306 Dëshmia e rreme (Ndryshuar paragrafi I me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 75; shtuar paragrafi III me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 26; ndryshuar paragrafi III me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 30) Dëshmia e rreme e bërë përpara gjykatës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur dëshmia e rreme bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër kur kryhet në lidhje me veprat penale të parashikuara në nenet 234/a, 234/b, 284/a 333 e 333/a të këtij Kodi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet. Neni 307 Refuzimi për të dëshmuar (Ndryshuar paragrafi II, shtuar paragrafi i fundit me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 31) Refuzimi për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth dijenisë për kryerjen e një vepre penale apo të autorit të saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Kur refuzimi për të dëshmuar bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet. Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rast se akti është kryer në çdo fazë të procedimit penal nga një person i dyshuar ose i pandehur për veprën penale ose nga dikush, që duhej të ishte përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar, për çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte paralajmëruar për të drejtën për të mos dëshmuar apo për t’iu përgjigjur pyetjeve. Neni 308 Përkthimi i rremë Shtrembërimi me dashje i përmbajtjes së një dokumenti apo shkrimi të dhënë për përkthim nga organet e ndjekjes penale apo gjykata ose përkthimi i rremë përpara tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur përkthimi i rremë bëhet me qëllim fitimi apo çdo interes tjetër të dhënë apo të premtuar, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Faqe|96

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents