Kodi Penal Viti 2014 Neni 166 Emetimi i parregullt i aksioneve Emetimi i parregullt i aksioneve bërë përpara regjistrimit të shoqërisë apo kur regjistrimi është bërë në mënyrë të kundërligjshme, apo kur formalitetet e shoqërisë ende nuk janë plotësuar, apo kur ndryshimi i statutit me rastin e zmadhimit të kapitalit ende nuk është bërë ose nuk është regjistruar apo është bërë në mënyrë të kundërligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Neni 167 Mbajtja e padrejtë e dy cilësive Mbajtja njëkohësisht e cilësive të ortakut dhe ekspertit kontabël përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Neni 168 Dhënia e informacioneve të rreme Dhënia e informacioneve të rreme për gjendjen e shoqërisë prej ekspertit kontabël pranë një shoqërie tregtare, apo moskallzimi në organet kompetente për kryerjen e një krimi, kur nuk ekzistojnë rastet e përjashtimeve nga përgjegjësia penale të përcaktuara në nenin 300 të këtij Kodi, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 169 Zbulimi i sekreteve të shoqërisë Zbulimi i sekreteve të shoqërisë prej ekspertit kontabël të saj, me përjashtim të rasteve kur e detyron ligji, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 170 Mosbërja e shënimeve të detyrueshme Mosbërja e shënimeve të detyrueshme nga administratori apo likuiduesi i shoqërisë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë. SEKSIONI V KRIME NË FUSHËN E DOGANAVE Neni 171 Kontrabanda me mallra të ndaluar Importimi, eksportimi apo tranzitimi i paligjshëm i mallrave të ndaluar që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 172 Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave që paguhet akcizë nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmagien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në shtatë vjet. Faqe|158

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents