Kodi Penal Viti 2014 publik dhe ngjalljen e frikës e të pasigurisë në masë, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm a me vdekje. Neni 231 Veprat e dhunshme ndaj pasurisë Kryerja e veprimeve të dhunshme ndaj pasurisë nëpërmjet vjedhjeve, dëmtimeve e shkatërrimeve masive, që kanë për qëllim turbullimin e rëndë të rendit publik dhe ngjalljen e frikës e të pasigurisë në masë, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. Neni 232 Shpërndarja e substancave të rrezikshme Shpërndarja në atmosferë, në tokë apo në ujë e substancave që përbëjnë rrezik për jetën e shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve, që kanë për qëllim turbullimin e rëndë të rendit publik dhe ngjalljen e pasigurisë në masë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 233 Krijimi i turmave të armatosura Krijimi i turmave të armatosura për t’iu kundërvënë rendit publik me anë të veprimeve të dhunshme ndaj jetës, shëndetit, lirisë vetjake të personit, pasurisë, me qëllim ngjalljen e frikës e të pasigurisë në masë, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 234 Prodhimi i armëve luftarake Prodhimi, mbajtja, transportimi i armëve luftarake, kimike, biologjike, bërthamore, me bazë helmuese ose eksplozive, me qëllim për të kryer vepra terrori, dënohen me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. KREU VIII KRIME KUNDER AUTORITETIT TE SHTETIT SEKSIONI I VEPRA PENALE KUNDËR VEPRIMTARISË SHTETËRORE TË KRYERA NGA SHTETASIT Neni 235 Kundërshtimi i punonjësit që kryhen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik Kundërshtimi që i bëhet një punonjësi që kryhen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën apo shërbimin sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Po kjo vepër e kryer me dhunë fizike, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Faqe|168

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents