Kodi Penal Viti 2014 Neni 243 Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen pjesëtarit të familjes së një personi që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, për të penguar në kryerjen e detyrës apo të shërbimit ose për shkak të kësaj veprimtarie, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 244 Propozimi për shpërblime që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore Propozimi për shpërblime, dhurata ose përfitime të tjera që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, që të kryejë apo moskryejë një veprim që lidhet me detyrën apo shërbimin, apo të përdorë ndikimin e tij në autoritetet e tjera për të siguruar favorizime, dallime e çdo përfitim tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 245 Dhënia e shpërblimit punonjësit që kryen një detyrë shtetërore Dhënia e shpërblimeve ose përfitimeve të tjera punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik për të kryer apo për të mos kryer një veprim që lidhet me detyrën apo shërbimin, apo të përdorë ndikimin e tij në autoritetet e tjera për të siguruar favorizime, dallime e çdo përfitim tjetër, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 246 Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore i shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të titullit apo të detyrës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur vepra kryhet me qëllim fitimi apo ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 247 Mbajtja pa të drejtë e uniformës Mbajtja pa të drejtë e uniformës, e një dokumenti ose e një shenje dalluese, që tregojnë cilësinë e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, shoqëruar me veprime të paligjshme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur vepra kryhet me qëllim fitimi ose ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. SEKSIONI II VEPRA PENALE KUNDËR VEPRIMTARISË SHTETËRORE TË KRYERA NGA PUNONJËSIT SHTETËRORË OSE NË SHËRBIM PUBLIK Neni 248 Shpërdorimi i detyrës Kryerja e veprimeve që synojnë të pengojnë zbatimin e ligjit nga personi i ngarkuar me një funksion shtetëror, kur nga veprime të tilla u janë shkaktuar pasoja të rënda interesave të shtetasve ose atyre shtetërore, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. Faqe|170

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents