Kodi Penal Viti 2014 Neni 293 Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit Vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. SEKSIONI IV VEPRA PENALE KUNDËR SEKRETIT DHE KUFIJVE SHTETËRORË Neni 294 Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar Tregimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes së dokumenteve apo materialeve që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i është besuar ose që ka mundur të vijë në dijeni për to për shkak të detyrës, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 295 Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit Tregimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes së dokumenteve apo materialeve që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga cilido që ka mundur të vijë në dijeni për to, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 296 Humbja e dokumenteve sekrete Humbja e dokumenteve apo materialeve të tjera që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga personi që i janë besuar për ruajtje apo për përdorim, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 297 Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror Kalimi i paligjshëm i kufijve shtetërorë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 298 Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit Vënia në dispozicion ose përdorimi i mjeteve të lundrimit, të fluturimit apo i mjeteve të tjera të transportit, me qëllim për të ndihmuar për kalimin e paligjshëm të kufirit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Kur ndihma jepet për qëllime fitimi, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. Neni 299 Shkelja e rregullave mbi fluturimet Shkelja e rregullave mbi fluturimet ndërkombëtare si, hyrja ose dalja nga territori i Republikës së Faqe|178

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents