Kodi Penal Viti 2014 LIGJ Nr.8204, datë 10.4.1997 PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995 "KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË" Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese" me propozimin e Këshillit të Ministrave KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 Në Kreun II, Seksioni III të Kodit Penal pas nenit 89 shtohet neni 89/a me këtë përmbajtje: "Shitblerja e transplanteve, si dhe çdo veprimtari që lidhet me heqjen dhe implantimin e paligjshëm të organeve, dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet. Kur këto vepra kryhen me qëllim fitimi, dënohen me burgim nga 10 deri në 20 vjet". Neni 2 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.1775, datë 11.4.1997 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha Faqe|187

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents