Kodi Penal Viti 2014 Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 63 Në nenin 283 bëhen këto ndryshime: - Paragrafi i parë ndryshohet si vijon: “Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.” - Pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: - “Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.” Neni 64 Neni 283/a ndryshohet si vijon: “Trafikimi i narkotikëve Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i substancave narkotike ose psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.” Neni 65 Pas nenit 283/a shtohet neni 283/b me këtë përmbajtje: “Neni 283/b Krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës Krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca narkotike ose psikotrope, i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e këtyre substancave, në kundërshtim me dispozitat ligjore përkatëse, dënohet nga tre gjer në shtatë vjet.” Neni 66 Në nenin 284 bëhen këto shtesa dhe ndryshime: - Paragrafi i parë ndryshohet si vijon: “Kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.” - Pas paragrafit të parë shtohen një paragraf me këtë përmbajtje: “Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.” - Në paragrafin e dytë, fjalët “nga pesë gjer në dhjetë vjet” zëvendësohen me fjalët “nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet”. Faqe|205

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents