Kodi Penal Viti 2014 LIGJ Nr.9017, datë 6.3.2003 PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË” Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, pas nenit 334 shtohet neni 334/1 si më poshtë: “Neni 334/1 “Pavarësisht nga neni 278, përjashtohen nga ndjekja penale për armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake personat që në përputhje me legjislacionin në fuqi, dorëzojnë vullnetarisht armët deri më datën 31.5.2005. Në çdo rast nuk përjashtohen nga ndjekja penale për armëmbajtje pa leje personat që kanë kryer vepër penale, duke përdorur si mjet për këtë qëllim armë dhe municione luftarake. Nuk përjashtohen nga ndjekja penale edhe personat të cilët, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, deklarojnë se nuk kanë armë e municione luftarake dhe nga kontrollet e ushtruara në mbështetje të dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale u gjenden armë e municione të fshehura.”. Neni 2 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekret nr.3750, datë 26.3.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu Faqe|211

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents