Kodi Penal Viti 2014 LIGJ Nr.9030, datë 13.3.2003 PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8240, DATË 10.4.1997 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 8279, DATË 15.1.1998 DHE ME LIGJIN NR.8733, DATË 24.1.2001 Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 e 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Neni 1 Në ligjin nr.8240, datë 10.4.1997 "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", ndryshuar me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998 dhe me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001 bëhet kjo shtesë: Në kreun VIII "Krime kundër autoritetit të shtetit", seksionin II "Vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik", pas nenit 257 shtohet një nen 257/a si më poshtë: “Neni 257/a Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë së personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.”. Neni 2 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekret nr.3756, datë 26.3.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu Faqe|214

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents